13.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Rastet e para me variantin Delta të virusit në Kosovë, mobilizohen infektologët

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë para dy dite ka konfirmuar rastet e para me variantin Delta të SARS-CoV-2, pas testimit të mostrave në Institutin e Virologjisë të Klinikës Unversitare Charite në Berlin.

“Të dy rastet kanë shfaqur simptoma, mirëpo tashmë janë shëruar dhe gjenden në shtëpi. Izolimi i tyre ka përfunduar.”, thuhej në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

 

 

Varianti Delta mund të përbëjë 90% të infeksioneve të reja me koronavirus në Europë deri në fund të gushtit, ka deklaruar një javë më parë agjencia e BE-së për kontrollin e sëmundjeve.

Varianti është deklaruar “shqetësues” nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ai është vlerësuar të jetë 40-60% më i transmetueshëm se varianti Alpha, i zbuluar për herë të parë në Angli.

Megjithatë, zyrtarë të OBSH-së, kanë konfirmuar se vaksinat ekzistuese kundër koronavirusit, “janë efektive”, kundër variantit Delta.

Drejtori i Klinikës Infektive në Prishtinë, Arben Vishaj, ka deklaruar për Front Online se simptomat e variantit Delta, nuk dallojnë nga ato të COVID-19.

“Simptomat janë krejtësisht të njëjta si të COVID-19.Ne nuk kemi vërejtur se ai pacient ka pasur diçka më specifike se pacientët të tjerë nga COVID-19 që i kemi pasur. Mirëpo instituti në bazë të analizave epidemiologjike e ka përzgjedhur prej mostrës për ta  testuar dhe ka rezultuar pozitiv nga virusi Delta, ai ka qenë me Covid-19 në testimet e zakonshme dhe është ardhë në përfundim se është varianti Delta,” tha Vishaj për Front Online, duke shtuar se pas paraqitjes së rasteve të para me variantin Delta, janë mobilizuar për ta pasur situatën nën kontrollë nëse numri i infeksioneve të tilla rritet.

Infektologu Vishaj ka folur edhe për procesin e vaksinimit në Kosovë.

Ai tha se vaksinimi është një armë e fuqishme për parandalimin e COVID-19.

“Vaksinimi sa më gjithëpërfshirës që të jetë dhe sa më i shpejtë është një armë shumë e fuqishme dhe është e vetmja për parandalimin e Covid-19”, ka potencuar ai

Më Shumë

AKP-ja shpall për shitje 26 asete, 3 lokale në Prizren

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka mbajtur të mërkurën ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr. 65, e cila përmban 26...

Në Prizren janë regjistruar 33,756 qytetarë

Në Prizren, procesi i regjistrimit të popullsisë është në rrugën e duhur, me 33,756 qytetarë të regjistruar deri më tani. Koordinatori i komisionit komunal, Haxhi...

Lajmet e Fundit