Rasti i Astrit Deharit, MD-ja pezullon kryeinspektorin Ylber Topalli

 Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se ka pezulluar nga puna kryeinspektorin e Inspektoratit të Kosovës, Ylber Topalli, në lidhje me rastin e vdekjes së Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren më 2016.

MD-ja ka thënë se vendimin për pezullim e ka marrë në bazë të gjetjeve të Raportit të Inspektoratit të kësaj Ministrie. Ministria që drejtohet nga Albulena Haxhiu pretendon se Topalli ka bërë shkelje të rënda procedurale në rastin Dehari, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Procedura disiplinore ndaj Topallit është iniciuar për pretendimet e shkeljeve të rënda procedurale që janë të ndërlidhura me rastin e ngjarjes së Astrit Dehari, që kishte ndërruar jetë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, më 5 nëntor 2016”, thuhet në njoftim.

MD-ja ka bërë thirrje nevojën e vazhdimit të procedurave hetimore për trajtimin e mëtutjeshëm të të gjitha rrethanave deri në zbardhjen përfundimtare të këtij rasti./BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Vreshtarët përfitues në Rahovec mund të furnizohen me preparat për luftimin e cikadës

Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Rahovec ka njoftuar vreshtarët përfitues se mund të furnizohen me preparatin për luftimin e insektit cikada në pikën...

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit