Reali dhe City kualifikohen në çerekfinale

Pas Bayern Munchen dhe Liverpoolit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve janë kualifikuar edhe Real Madridi dhe Manchester City, raporton “Epoka e re”.

Reali e siguroi kualifikimi tutje falë fitores ndaj PSG-së në ndeshjen e dytë me rezultat 3-1, derisa rezultati i përgjithshëm i të dyja ndeshjeve është 3-2. Mbappe shënoi golin e parë për PSG-në, por Karim Benzema realizoi tregola për të kualifikuar tutje skuadrën “mbretërore”.

Në ndeshjen tjetër Manchester City luajti baras me Sporting Lisbonë 0-0, por skuadra angleze shkon tutje pasi e kishte fituar ndeshjen e parë me rezultat 5-0.

Më Shumë

Malisheva përballet sot me Rilski Sportist, pas fitores ndaj Sepsi OSK

Pas një starti pozitiv në fazën përgatitore, FC Malisheva do të zhvillojë sot testin e dytë kontrollues, ku do të përballet me skuadrën bullgare...

Atdheu me qira

Nga Hatixhe Çollaku-Ademaj  Po shumë m'sysh na ke marrë, e nga dergja mijëvjeçare punët po na ecin zvarrë... Të përhumbur nëpër viset e botës, shqiptarët enden për ekzistencë duke punuar, ndërsa...

Lajmet e Fundit