3.3 C
Prizren
E diel, 22 Shkurt, 2026

Refuzohen ish-luftëtarët me libreza të veteranëve të UÇK-së

Veteranet therandShkëlzen e Bekim Gashi nga Komuna e Klinës janë shprehur tepër të revoltuar, ngase emri i tyre nuk gjendet në listat e veteranëve të Zonës Operative të Pashtrikut.

Të dytë kanë qenë aktivë në luftë dhe kanë marrë pjesë në disa beteja, ndërsa emrat e tyre nuk gjenden në asnjë kategori, as veteranë, pjesëtarë apo pjesëmarrës. Të dy këta ish-ushtarë të UÇK-së kanë libreza të veteranit të nxjerra pas luftës, të lëshuara nga organizatat e veteranëve të luftës, shkruan sot Koha Ditore.

“Emrat tonë nuk janë në asnjë kategori, s’e di pse ka ndodhur kjo, ne kemi aplikuar normalisht dhe nuk e di pse kanë ndodhur këto gjëra”, kanë thënë Shkëlzeni e Bekimi. Ata nuk dëshirojnë ta komentojnë më gjatë këtë, me arsyetimin se ndoshta mund të rregullohet diçka në procesin e ankesave.

Fadil Gashi, ish-komandant i Kompanisë nr 1 të Batalionit 4, brigada 122 “Ymer Krasniqi” të Zonës së Pashtrakut, thotë se janë duke analizuar listën pas publikimit të tyre dhe se me kohë do të dalin me qëndrime.

Më Shumë

Arrestohet një i dyshuar për fajde në Rahovec

Një person është arrestuar nën dyshimin për fajde. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur në Rahovec, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpi dhe...

Malisheva shënon 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Malisheva e shënoi 17 Shkurtin - Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, përmes aktiviteteve solemne dhe nderimeve të veçanta. Në këtë...

Lajmet e Fundit