12.7 C
Prizren
E martë, 13 Maj, 2025

Refuzon postin e besuar nga Muja

Hazer ShalaHazër Shala është emëruar drejtor i Drejtorisë së Mirëqenies Sociale në Ekzekutivin e Prizrenit. Emërimi i tij është bërë nga kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal.

Për dallim nga drejtorët e tjerë, Shala nuk ka ushtruar asnjë minut postin e drejtorit të Ekzekutivit, të cilin ia ka besuar Muja. Ai në postin e drejtorit të Mirëqenies Sociale, ka dërguar Elhame Berishën.

Shala pranon se nuk ka ushtruar asnjë ditë këtë post të Ekzekutivit të Prizrenit. Thotë se ‘zëvendësimi’ i tij, është bërë me marrëveshje.
“Po është e vërtet që nuk e kam ushtruar pozitën e drejtorit të Ekzekutivit, por kjo është bërë me marrëveshje. Në atë pozitë është dërguar Elhame Berisha”, tregon Shala për “PrizrenPress”.

Hazër Shala, që disa vite është drejtor i shkolllës fillore në fshatin Randobravë.Ai nuk ka dashur që postin e drejtorit të shkollës, ta ‘ndërrojë’ me atë të Ekzekutivit.

“Jam drejtor i shkollës, aty ku kam qenë”.

Edhe zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha tregon se Hazër Shala nuk ka ushtruar asnjë ditë postin e drejtorit të Drejtorisë së Mirëqenies Sociale.

“Jo, jo nuk e ka ushtruar Hazëri atë pozitë asnjë ditë. Në vend të tij, është emëruar Elhame Berisha”.

Berisha tregon se Elhamja ka filluar punën në të njëjtën ditë me drejtorët e tjerë të emëruar nga Muja.

“Kur kanë filluar drejtorët e tjerë, edhe ajo ka filluar punën”, tregon Berisha. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Butrinti dhe Tayna “thyejnë rrjetin” me duetin e ri

Dy nga artistët më të pëlqyer të skenës shqiptare, Butrint Imeri dhe Tayna, kanë bashkuar forcat në një duet që me siguri do të...

Michael Myers JR, MVP i ndeshjes Trepça-Bashkimi

Ndjekësit në rrjetet sociale të Federatës së Basketbollit të Kosovës kanë votuar Michael Myers, MVP i ndeshjes Trepça-Bashkimi. Sipas FBK-së, basketbollisti i Trepçës ndaj prizrenasve...

Lajmet e Fundit