9.6 C
Prizren
E premte, 5 Dhjetor, 2025

Reuters: DokuFest fut Kosovën në hartën kulturore

DokuFest14-pllatoMe një përshkrim tipik të atmosferës në qytetin e Prizrenit gjatë festivalit ndërkombëtar dokumentar dhe të filmit të shkurtër “DokuFest”, ka filluar shkrimi i Fatos Bytyqit për agjencinë e lajmeve Reuters.

Ky shkrim hedh fokusin në reflektimin e madh të festivalit për të ndryshuar imazhin e Kosovës në botë.

Më tutje thuhet se festivali po rritet gjithnjë e më shumë, deri ne 40 për qind të vizitorëve të sivjetmë janë të huaj, të cilët siç i ka përshkruar drejtori i festivalit për Reuters, Veton Nurkollori, presin në rend për qebap, bukë dhe shishe të birrës vendore.

Prizreni, një vend me traditë shekullore të tregtisë, gjatë festivalit është një udhëkryq kulturor.

Ndër tjerash, autori ka përmendur se si Kosova ende njihet vetëm për luftën e saj dhe si një vend jo shumë i sigurt dhe në këtë drejtim “DokuFesti” është duke bërë punë të shkëlqyer, po e vendos Kosovën në hartën kulturore të botës.

Më Shumë

Sekuestrohet tekstil i padeklaruar në Vërmicë, dyshohet për shkelje të të drejtave të pronësisë

Gjatë kontrollit rutinë në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, zyrtarët doganorë kanë ndaluar një automjet për kontroll të detajuar në vijë të dytë. Sipas një postimi...

Përurohet në Prizren shtatorja e heroit Tahir Sinani

Në parkun e qytetit të Prizrenit, sot u përurua shtatorja e heroit të kombit, Tahir Sinani, në një ceremoni solemne të mbushur me emocione. Familjarë,...

Lajmet e Fundit