Rexhaj: Beteja jonë është kundër të padrejtës

Rexhaj-atmaxhLëvizja Vetëvendosje! ka mbajtur takim me banorët e fshatit Atmaxhë të Prizrenit. Kandidati i VV-së për kryetar të Prizrenit, Arbër Rexhaj theksoi arsyet se pse në këto zgjedhje duhet të votohet Lëvizja Vetëvendosje!

“Beteja jonë në këto zgjedhje është betejë që shkon përtej garës elektorale. Është betejë për ndryshim të padrejtës dhe për krijimin e një kulture të re politike. Vetëm përmes Lëvizjes Vetëvendosje! mund të arrihet ndryshimi që po e kërkojmë të gjithë. Dhe me një angazhim të përbashkët, një gjë e tillë është e mundur”, tha Rexhaj.

Ndërkaq, kandidatët për ansamble dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje!, para banorëve të fshatit theksuan nevojën për një mobilizim mbarëshoqëror të të gjithë qytetarëve me qëllim që në këto zgjedhje të ndëshkohen keqbërësit dhe pushtetit të padrejtë t’i jepet një përgjigje e duhur./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Nis sot verifikimi dhe numërimi i votave për kandidatët për deputetë në 38 QKN

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se sot nis procesi i verifikimit të rezultateve të subjekteve politike dhe numërimit të votave për kandidatët...

Shpërblehet Mamusha

Kryetari i Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniç, ka njoftuar se komuna që ai udhëheq është shpërblyer nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe organizata Helvetas,...

Lajmet e Fundit