Rexhaj: “Dokufesti”, shembulli më i mirë për zhvillimin ekonomik

Rexhaj-drejtuesit e DokufestitLëvizja Vetëvendosje! sot ka vizituar drejtuesit e Festivalit të Filmit Dokumentar “Dokufest” në Prizren. Në këtë takim është diskutuar për kulturën në Prizren si dhe alternativat për zhvillimin e mëtutjeshëm të saj.

Kandidati i VV-së për kryetar te Prizrenit, Arbër Rexhaj tha se “Dokufesti” është shembulli më i mirë se si një iniciativë dhe organizim i mirë i artdashësve, mund të krijoj ngjarje të mëdha kulturore nga të cilat përfiton komuniteti i gjerë.

“Fakti se vetëm brenda 7 ditëve Prizreni përfitoi mbi 3 milion euro, është tregues se kultura tashmë nuk është luks i panevojshëm, por potencial kryesor për zhvillim ekonomik në qytet. Prandaj Lëvizja Vetëvendosje! konsideron se përgjegjësia dhe mbështetja institucionale për aktivitetet dhe ngjarjet kulturore duhet të konsiderohet si obligim, duke i pasur parasysh edhe detyrimet ligjore të pushtetit lokal në zhvillim ekonomik lokal”, tha Rexhaj.

Ndërkaq, drejtuesit e “Dokufest”-it Veton Nurkollari dhe Eroll Bilibani thene se është e pamjaftueshme vetëm sigurimi i infrastrukturës për zhvillimin e aktiviteteve pa ndonjë politikë publike kulturore që do të stimulonte prodhimin kulturor.

“Duke u nisur nga nevoja për zhvillim të aktiviteteve, ndërtimi i kinemave funksionale tashmë është çështje e domosdoshme”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Nis asfaltimi i rrugës drejt Ujëvarave të Mirushës

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se kanë nisur punimet e asfaltimit në kuadër të projektit për ndërtimin e...

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Lajmet e Fundit