7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Rita Ora duket e befasuar në Paris, teksa për të kujdeset i fejuari i saj Taika Waititi

Së fundmi ajo shkoi në Paris me të fejuarin e saj Taika Waititi, i cili gjithashtu u pa në kryeqytetin francez me dy vajzat e tij.

Dhe Rita Ora, 31 vjeçe, dukej me humor të mrekullueshëm teksa po largohej nga restoranti i famshëm “Caviar Kaspia” me të dashurin e saj, regjisorin 46 vjeçar, të enjten mbrëma.

Çifti i dashuruar ishin në shoqëri të mirë atë natë teksa iu bashkua aktori Casey Affleck, 46 vjeç, ndërsa ylli i “James Bond”, Daniel Craig, 54 vjeç, u pa gjithashtu duke dalë nga restoranti, shkruan DailyMail.

Rita dhe Taika në një moment u dukën të tronditur nga diçka, me këngëtaren që shihej duke treguar me gisht drejt diçkaje.

Për këtë dalje, Rita kishte veshur një mini fustan të zi.

Fustani asimetrik i interpretueses së hitit “Poison” tregonte në mënyrë të përsosur këmbët e saj të tonifikuara, ndërsa pjesa e pasme e prerë shfaqte koleksionin e saj të tatuazheve.

Duke rritur gjatësinë e saj, Rita mbathi një palë taka të zeza jashtëzakonisht të larta me platformë, gjersa i ruante gjërat thelbësore të mbrëmjes së saj në një çantë të vogël floriri.

Ajo e përfundoi pamjen e saj me një përzgjedhje bizhuterish prej ari, ndërsa flokët e saj bionde kaçurrela ishin lënë në valë të lirshme.

Ndërkohë, Taika kishte veshur një xhaketë sportive blu, të cilën e kombinoi me një bluzë të bardhë, pantallona të zeza dhe atlete të bardha.

Kjo vjen pak kohë pasi Rita dëshmoi se ishte një fëmijë i madh në shpirt, ndërsa shijoi një ditë argëtuese në Disneyland në Paris të enjten, duke dokumentuar udhëtimin në një mori fotografish të shpërndara në Instagramin e saj. /Telegrafi/

Më Shumë

Lajmet e Fundit