13.1 C
Prizren
E hënë, 12 Maj, 2025

Rita Ora kërkon anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

Këngëtarja Britanike me famë botërore e lindur në Kosovë, Rita Ora, ka theksuar se është e rëndësishme për Kosovës që të mbështetet në rrugën e saj drejt integrimit.

Këngëtarja Britanike me famë botërore e lindur në Kosovë, Rita Ora, në një artikull të revistës diplomatike Franceze “La Lettre Diplomatique” ka shprehur mbështetjen e saj të fuqishme për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO).

Artikulli i plotë i Rita Orës i shkruar për revistën diplomatike Franceze “La Lettre Diplomatique”:

Jam një vajzë tipike nga Londra. Jam një yll i popit. Jam refugjate. Në të vërtetë jam një bebe refugjate. Si fëmijë jam rritur në një banesë me një dhomë të cilën e kam ndarë me prindërit e mi dhe motrën më të moshuar. Nga dritarja kam mundur të shoh Varrezat Brompton. Ishte e frikshme.

Nuk e di se çka ishte më e frikshme – varrezat apo të qenit refugjat…

Prindërit e mi u larguan nga Kosova në kërkim të një jete më të sigurt. Fakti i të qenit një person i zhvendosur nga vendi, bartja e etiketimit “refugjat,” më ka dalluar thellësisht. Refugjatët rrallë se kanë një zë.

Fatmirësisht, unë e kam një – në kuptimin e plotë të fjalës dhe në mënyrë metaforike. Zëri më dha famë. Unë jam e privilegjuar dhe motivuar në mënyrë të barabartë për ta përdorur zërin tim në emër të refugjatëve. Edhe pse paqja dhe siguria janë ato që ne i synojmë, – parakushtet për një jetë normale, – jo gjithkush gëzon këto të drejta legjitime; ato nuk jepen, ato duhet të ruhen. Organizatat ndërkombëtare luajnë një rol të madh në këtë drejtim.

Ekziston edhe një aspekt tjetër i tregimit. Njerëzit e suksesshëm dhe ata të cilët i shikojnë ata kanë tendencë të besojnë se janë të veçantë, se janë bërë vetë të suksesshëm. Kjo është në një masë të madhe e vërtetë.

Megjithatë, ne nuk duhet të harrojmë fuqinë e mundësive të ofruara tek ne. Madje edhe më të mirët prej neve, në një vend të shkatërruar nga lufta, do të ishin këmbëzbathur pranë një vije kufitare, të zënë duke u munduar të mbijetojnë.

Prandaj, unë i përkrah përpjekjet e autoriteteve të vendit tim të lindjes në angazhimin e Kosovës në të gjitha forumet multilaterale – duke përfshirë UNESCO, në mënyrë që të sigurohet se populli i Kosovës, rinia e Kosovës, kanë qasje në më shumë mundësi. Gjithashtu, të drejtat e tyre do të mbrohen më mirë.

Unë e kam përjetuar personalisht faktin se të qenit refugjat bart shumë paragjykime dhe mund të shkaktojë izolim. Kombet janë si njerëzit, sa më i izoluar të jetë një vend, aq më shumë qytetarët rrezikojnë të vuajnë nga vetëvlerësimi i ulët. Izolimi iu nervozon; mund t’i kthejë vendet në dhunë. Jam e kënaqur që Kosova, vendi im i origjinës, ka zgjedhur rrugën e bashkëpunimit. Kjo i mundëson qytetarëve të jenë më të vendosur për të ecur përpara, të jenë më të egër për progres dhe sukses. Unë gjithmonë e kam dashur muzikën, isha e vendosur për arritjen e suksesit, por i falënderohem të gjithë atyre që më përkrahën. Ata më ndihmuan në shkrimin e tregimit tim.

Është e rëndësishme për Kosovës që të mbështetet në rrugën e saj drejt integrimit. Kjo nënkupton aftësinë e komunitetit ndërkombëtar për njohjen e përpjekjes, mbështetjes së saj dhe arritjen e kompromisit. Duke bërë kështu, komuniteti ndërkombëtar tregon një vizion të botës. Organizata e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë duhet të jetë pjesë e këtyre përpjekjeve. Së bashku mund ta përcaktojmë shekullin 21.

Më Shumë

Mbërritja e Nolit më 10 maj 1906 në SHBA, një pikë kthese në historinë e çështjes shqiptare jashtë atdheut

Nga Albert Vataj Në kalendarin historik të shqiptarëve në mërgim, ka data që nuk janë thjesht ngjarje, por kryqëzime të fatit me qëllimin. 10 maji...

Kryeprokurori për vajzën e plagosur në Prizren: Është jashtë rrezikut për jetë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Prizren, ku dyshohet se babai e ka vrarë vajzën e tij 15-vjeçare, ndërkaq ka plagosur tjetrën, 10-vjeçare. Në...

Lajmet e Fundit