7.5 C
Prizren
E hënë, 9 Mars, 2026

Rita Ora tregon frikën për nënën e saj e cila ndodhet në vijën e parë të luftës ndaj COVID-19

Nëna e saj është rikthyer të punojë si psikiatre me NHS (Shërbimi Shëndetësor Kombëtar)  dhe aktualisht është në vijën e parë të luftës kundër koronavirusit.

Rita Ora  foli me sinqeritet për situatën aktuale të mamasë së saj Vera Sahatçiu gjatë një paraqitje në Extra , të cilën ajo e bëri përmes video-live të mërkurën.

Këngëtarja, 29 vjeçare, shpjegoi  se si e sheh situatën e pandemisë dhe si është të kesh nënën që punon në vijën e parë të luftës.

Rita tha: ‘Njerëzit po sëmuren më shumë se kurrë, sidomos të moshuarit.

“Ajo është në të vërtetë një psikiatre dhe kështu që ajo të duhet të nxitojë në urgjencë dhe kjo nuk është  diçka që ajo e ka bërë përditë.

Siç mund ta shihni të gjithë janë të dëshpëruar dhe kërkojnë mjekë nga çdo lloj fushe për t’i ndihmuar.

Rita tregon se si është dita pasi nëna e saj mbaron punën : ‘Ajo vjen në shtëpi, heq rrobat, dhe bën mënjëhërë dush. Tashmë ajo ka një mënyrë tjetër të jetuari’

‘ Unë mendoj se çdo ditë për të është një rrezik … unë kam pak frikë dhe i them gjithmonë,” Nëse nuk ndihesh mirë, qëndro në shtëpi ”

“Ajo ndihet e detyruar  të shkojë dhe të kryejë shërbimet e saj.

Unë e pyes gjithmonë si je dhe i kërkoj  të ruaj distancën.

Është e frikshme por ajo beson në Zot dhe ka besim se do ia dalim, për mua është heroinë.

Rita dhe motra e saj Elena  janë regjistruar si vullnetare për NHS.

Rita tregoi rolin që ajo dhe motra Elena do të kenë si vullnetare, duke thënë se ata ‘do të ofrojnë pajisje mjekësore, do të marrin receta, do të kontrollojnë të moshuarit dhe do të marin në telefon personat e moshuar dhe ata që janë vetëm për ti dhënë mbështetje në këto kohë pandemie.

Këngëtarja shqiptare i është bashkuar edhe  nismës simbolike të anglezëve “Clap For Carers”, duke duartrokitur për mjekët dhe infermierët, ndërkohë videon e ka ndarë me fansat e saj në Instagram./abcnews.al

Më Shumë

Nis ndërtimi i murit me kalldrëm përgjatë Lumbardhit në Prizren

Kanë nisur punimet për ndërtimin e murit me kalldrëm përgjatë Lumbardhit, në segmentin mes Urës së Gurit dhe Urës Arasta. Projekti, i realizuar nga...

Të enjten mbledhje solemne e Kuvendit të Prizrenit për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Simir Krasniqi, ka ftuar të gjithë anëtarët e Kuvendit për një mbledhje solemne, që do të mbahet...

Lajmet e Fundit