9.3 C
Prizren
E diel, 15 Shkurt, 2026

Rivalët e United, i vihen prapa Fellainit

Se do të ketë disa ndryshime gjatë kësaj vere tek Manchester United, kjo më nuk është fshehtësi dhe pritet që një numër relativisht i konsiderueshëm ta lëshojnë “Old Trafford”.

Ndër lojtarët të cilët pritet se nuk do të jenë pjesë e “Djajve të Kuq” edhe sezonin e radhës, është edhe belgu Marouane Fellaini.

Belgut 30 vjeçar, ashtu kështu i skadon kontrata me Man.United në fund të këtij sezoni dhe trajneri Jose Mourinho ka një simpati për të, por që nuk ka arritur ta bind Fellainin që të rinovojë me United.

Me t’u kuptuar se Fellaini do të jetë i lirë, shumë skuadra u interesuan për mesfushorin belg, e ndër to edhe PSG, Monaco, Roma, Galatasaray dhe Besiktas.

Por, së fundmi sipas “L’Equipe”, thuhet se rivali i betuar i Manchester United, skuadra e Liverpool, i ka ofruar belgut një kontratë 3 vjeçare.

Në rast se Fellaini vendos të kalojë në “Anfield”, atëherë do të shndërrohej në lojtarin e parë, i cili transferohet në mes këtyre dy klubeve, që nga Phil Chisnall, i cili kaloi nga Man.United tek Liverpool në vitin 1964.

Megjithatë, në anën tjetër shtypi britanik pohon se nuk ka ndonjë interesim nga Liverpool, për belgun 30 vjeçar të United, siç raportohej në shtypin francez. /Insporti.com

Më Shumë

Fillon FIBA Kampi Potencial për gjyqtarët e basketbollit në Prizren

Nga 11 deri më 13 shkurt, në Prizren po mbahet FIBA Kampi i Potencialëve për gjyqtarët e basketbollit, një ngjarje shumë e rëndësishme për...

Zafir Berisha i nënshtrohet me sukses dy ndërhyrjeve kirurgjike

Familja e Zafir Berishës ka njoftuar se ai ka kaluar me sukses dy ndërhyrje kirurgjike dhe se gjendja e tij shëndetësore është stabile. Në njoftimin...

Derbi në Prizren

Lajmet e Fundit