Në Malishevë u ligjërohet nxënësve për kujdesin nga rriqrat

Në Malishevë sot ka nisur fushata e mbajtjes së ligjëratave për vetëdijesimin e nxënësve për kujdesin nga kontakti me rriqra, si dhe në rast të thumbimeve, si duhet të veprojnë.

Mbajtja e këtyre ligjëratave mbahet në kuadër të zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo(EHKK).

Ligjëratat nëpër shkollat e Malishevës janë duke i mbajtur mjekët dhe personeli shëndetësor nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Malishevës.

Komuna thotë se ligjëratat do të mbahen në të gjitha shkollat “pasi kjo është prej masave për luftimin dhe parandalimin e EHKK, sepse në mënyrë të veçantë, fëmijët vetëdijesohen se si duhet të veprojnë në rast të thumbimit nga rriqrat, por edhe se si t’i shmangen kontaktit me rriqra”.

Mbajtjen e ligjëratave të sotshme në shkollën fillore “Hilmi Hoti” në Carrallukë, e kanë përcjellë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Liridon Hoti.

Më Shumë

Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks

Një 27 vjeçar e ka humbur jetën sot si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë pas përleshjes që ka ndodhur...

Në përvjetorin e ndarjes nga jeta, Prizreni kujton Bekim Fehmiun

Prizreni do të kujtojë figurën e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta, përmes aktivitetit përkujtimor “Një...

Lajmet e Fundit