11.4 C
Prizren
E mërkurë, 18 Mars, 2026

Roma fiton derbin e kryeqytetit

Roma ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 në derbin ndaj Lazios në atë që njihet ndryshe si ‘Derby della Capitale’ në kuadër të javës së 31-të në elitën e futbollit italian.

Të parët rrezikuan mysafirët që patën një mundësi të mirë shënimi me anë të Ciro Immobiles në minutën e shtatë, por gjuajtja e tij shkoi pranë shtyllës.

Roma gjeti golin e epërsisë dhe të fitores pak disa minuta para përfundimit të pjesës së parë, kur Paulo Dybala me një harkim fantastik gjeti kokën e Gianluca Mancinit (42’) i cili shënoi për 1-0.

Në pjesën e dytë Roma pati mundësinë e artë për të dyfishuar epërsinë, por Stephan El Shaarawy (54) u ndal nga shtylla.

Deri në përfundim të ndeshjes nuk pati më ndonjë rast të mirë shënimi për ndonjërën prej ekipeve, dhe Roma mori fitoren e vlefshme në derbin e qytetit.

Me këto tri pikë, Roma gjendet në pozitën e pestë me 55 pikë të grumbulluara, ndërsa Lazio renditet në të shtatën me 46 sosh.

Në mesjavë (të enjten) të besuarit e Daniele De Rossit do të jenë nikoqir të Milanit në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Evropës.

Më Shumë

Prokuroria kërkon paraburgim për Gjestin

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur në gjykatë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti. Kliko linkun:https://www.facebook.com/reel/1263220935169617 Ai...

Legjenda e rock-ut Bryan Adams vjen për koncert në Kosovë më 27 qershor

Ylli botëror i muzikës, Bryan Adams, do të performojë për herë të parë në Kosovë në kuadër të turneut të tij evropian. Sipas datave zyrtare...

Lajmet e Fundit