8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Roma: Mourinho shpalos listën e dëshirave me pesë emra

Jose Mourinho po synon të forcojë Roma-n të gjitha repartet këtë merkato. Deri më tani kryeqytetasit kanë afruar mbrojtësin e djathtë, Zeki Celik, portierin Mile Svilar dhe mesfushorin Nemanja Matic.

Janë larguar erma si Cengiz Under, Pau Lopez, Hanrikh Mkhitaryan, Alessandro Florenzi dhe Robin Olsen.

Për teknikun portugez merkato e transferimeve në hyrje është ende e hapur. Ai kërkon së paku dhe pesë emra të tjerë.

 

 

Sipas “Corriere dello Sport”, Mourinho i treguar klubit se dëshion Georginio Wijnaldum, Saul Niguez, Paulo Dybala, Davide Frattesi dhe Mario Pasalic.

Wijnaldum dhe Niguez mund të merren lehtësisht në huazim pasi janë jashtë planeve të klubeve të tyre.  Mirëpo ajo që tremb Roma-n është paga e lojtarëve, e cila konsiderohet e lartë për një klub si verdhekuqtë.

Frattesi për momentin ka një ngadalësim të negociatave, por gjithesesi mbetet pjesë e listës.

Pasalic është emri më i ri. Ai vlerësohet 20 milionë euro në merkato dhe Mourinho e pëlqen shumë. Zgjidhja mund të jetë të përfshirja e lojtarëve të tjerë në negociata. Stephan El Shaarawy dhe Jordan Veretout janë dy emrat e përfolur.

Dybala mund të jetë “qershia mbi tortë”. Roma thuhet se i ka propozuar lojtarit një kontratë me 6 milionë euro në sezon. Argjentinasi ende po mendohet. Ish-lojtari i Juventus-it kërkon një klub ku mund të luajë në Champions League.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Enea Koliqi, ‘Ylli i javës’ në Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i javës”. Ky çmim për javën e 29-të...

Asfaltohet rruga Zym-Lugishtë-Dedaj në Has

Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur sot se është shtruar shtresa e dytë me asfalt në rrugën Zym-Lugishtë-Dedaj të Hasit. "U shtrua sot shtresa...

Lajmet e Fundit