Ronaldo dhe Shayk pozojnë për “Vogue”

ShaykAta janë një ndër çiftet më të përfolura të momentit. Futbollisti Cristiano Ronaldo dhe modelja ruse, Irina Shayk kanë pozuar për revistën “Vogue Espana”.

Cristiano duket tejet provokues ndërsa Irina mban veshur një fustan të bardhë. Fotografitë janë të Mario Testinos dhe titulli i revistës është “Dashuri dhe Futboll”.

Kopertina e “Vogue Espana” për muajin qershor i përngjan fotos së Kim dhe Kanye për “Vogue USA” vitin e kaluar.

Futbollisti portugez, 29 vjeç dhe modelja ruse 28 u takuan në 2010 dhe kanë pothuajse 4 vjet së bashku.

Së fundmi Irina ka pozuar për “Sports Illustrated”, ndërsa për portugezin muajin tjetër nis aventura e Botërorit Brazil 2014.

Më Shumë

Përurohet Kulla e Lirisë në Dobërdolan të Suharekës

Ish-komandantë të Zonave Operative të luftës së UÇK-së, familjarë të dëshmorëve, veteranë të luftës, përfaqësues diplomatikë dhe qytetarë të shumtë, morën pjesë në përurimin...

Arsi Bako fiton Festivalin e Pranverës me këngën “Humb”

Arsi Bako është shpallur fituesja e këtij edicioni të Festivalit të Pranverës, duke triumfuar me këngën “Humb”. Pas një gare të fortë, ajo arriti...

Lajmet e Fundit