Ronaldo mbërrin në Manchester, debuton më 11 shtator

Cristiano Ronaldo mbërrin në Britaninë e Madhe vetëm disa ditë pasi përfundoi transferimin e tij të bujshëm nga Juventus te Manchester United. Ylli portugez zbarkoi në aeroportin e Manchesterit.

Ai u përshëndet me mbërritjen në një terminal privat nga Darren Fletcher, ish-shoku i tij i skuadrës dhe drejtori teknik i klubit. Cristiano theu rekordin e golashënuesve ndërkombëtarë, duke shënuar 111 gola me kombëtaren.

Ai mori një karton të verdhë vonë, duke u përjashtuar nga ndeshja me Azerbajxhanin të martën e ardhshme dhe Fernando Santos e ka lejuar atë të lirohet nga përbërja kombëtare herët.

Ronaldo tani do të përgatitet me skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer në Carrington për gati 1 javë. Ndeshja e radhës e United është në shtëpi kundër Neëcastle më 11 shtator dhe pritet që ai të debutojë për disa minuta e më pas të jetë 100% në sfidën e parë në Champions.

Më Shumë

Theren me thikë dy 19-vjeçarë në Prizren

Janë therur me thikë dy persona të moshës rreth 19-vjeçare në Prizren.   Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka njoftuar se njëri pacient ka paraqitur disa...

Shaqir Totaj: Kurti ndryshon qëndrime dhe nuk i mban premtimet

Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj, ka folur për zhvillimet politike pas zgjedhjeve të 7 qershorit, duke u fokusuar në procesin e formimit të institucioneve...

Lajmet e Fundit