18.3 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026

Ronaldo përfundon testet mjekësore dhe nënshkruan kontratën me United

Cristiano Ronaldo ka përfunduar testet mjekësore dhe ka nënshkruar kontratën me Manchester United.

Ronaldo ka nënshkruar kontratë dy vjeçare dhe do të bëhet lojtari më i paguar ndonjëherë në Premier League.

Ole Gunnar Solskjaer u shpreh i lumtur me nënshkrimin e Ronaldos, dje pas ndeshjes, shkruan skysports, transmeton Klankosova.tv.

“Sigurisht që ne jemi të ngazëllyer nga e gjithë historia që Cristiano ka pasur në Manchester United,” tha ai për Sky Sports.

“Ai është një fitues. Lojtarët janë të ngazëllyer, dhe unë jam i ngazëllyer. Ai shton diçka krejtësisht tjetër në ekip. Ai shton më shumë besim në atë që ne po bëjmë dhe atë që ne po ndërtojmë”, u shpreh Solskjaer.

Procesi i vizave tashmë ka filluar në mënyrë që Cristiano Ronaldo të jetë në dispozicion për ndeshjen e ardhshme të Man Utd kundër Newcastle.

Më Shumë

P.C Prizreni një hap larg finales së Ligës së Parë

Proton Cable Prizreni ka bërë një hap të madh drejt finales së Ligës së Parë, duke fituar bindshëm gjysmëfinalen e parë ndaj Istogut me...

Kamioni rrokulliset te hyrja veriore e autostradës “Ibrahim Rugova” në Prizren

Një kamion është rrokullisur te hyrja në autostradën “Ibrahim Rugova” në Prizren. Sipas pamjeve të publikuara, aksidenti ka ndodhur në një segment të kësaj autostrade,...

Lajmet e Fundit