21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Rrëfimi i Hamdi Kukajt që hipi mbi tankun e Serbisë në Korishë të Prizrenit

Në fund të viteve të 80-ta shqiptarët në Kosovë po organizonin demonstrata për të kërkuar më shumë liri në sistemin komunist.

Në atë kohë pakënaqësi kishte edhe në fshatin e Hamdi Kukajt, Korishë të Prizrenit.

“Djali im kishte mbushur dy shishe me benzinë [koktej molotovi] dhe kishte dalë te shitorja në mes të fshatit. Bashkë më të aty ishin edhe rreth 40 pleq. Ata po e zënin rrugën me disa goma e gjësende të ndryshme. Unë iu thashë se tanku është i fuqishëm dhe i largon ato pengesa. Djali tentonte që shishet me benzinë t’ia gjuan tankut”, rrëfen i moshuari Hamdi Kukaj, për Kojshia Show i cili ishte kundër këtij skenari të djalit dhe bashkëvendësve.

“Kanë ardhur tri tanke njëra pas tjetrës. Unë i kam hipur mbi njërës. Ushtari që ka qenë në mitraloz është futur brenda në tankë dhe ka mbyllur kapakun. Pos një plaku, të gjithë janë fshehur mbrapa shitores”.

Plaku thotë se për fat të mirë ushtarët nuk kishin qëlluar të jenë serb.

“Unë po i këshilloj bashkëvendësit që të bërtasin: “Ushtria është e jona”. Për një orë në atë vend erdhën nga bjeshkët të rinjtë për të demonstruar. Doli oficeri dhe më hoqi kapelën [plisin]. Më tha a po na lironi tash rrugën. Për fat të mirë oficeri ishte kroat”.

Ai rrëfen se pas këtij dialogu i kanë liruar tanket të vazhdojnë rrugën.

“Në mbrëmje më erdhi dikush te shtëpia dhe më këshilloi të largohem nga shtëpia. Ik në bjeshkë me tha se Shatërvani është plotë me serb. Unë iu thashë se nuk largohem nga shtëpia”, tregon ndër të tjera 83 vjeçari nga Korisha, Hamdi Kukaj.

Më Shumë

Will Smith: Në moshën 50 vjeçare kuptova se paratë nuk mund të më bëjnë të lumtur

Will Smith foli për marrëdhënien e tij me paratë në një intervistë të re për Complex. Gjatë intervistës me Speedy Morman, ylli i “Emancipation” qeshi...

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Ndërmarrja “Guraziu” është specializuar në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes. Pronari, Arton Guraziu, ka një përvojë prej 20 vjetësh. Adresa e...

Lajmet e Fundit