Rrëshqitje dheu në aksin rrugor Restelicë – Dragash

Në orët e herëshme të mëngjesit të sotshëm ka patur rrëshqitje gurësh dhe të dheut në aksin rrugor Restelicë – Dragash, si rezultat i së cilës edhe është bllokuar për qarkullim ky aks rrugor, por menjëherë është intervenuar nga kompania e mirëmbajtjes e kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës, e cila tashmë veçse e ka hapur njërën korsi të rrugës për lëvizje të makinave dhe qytetarëve.

Ministria e Infrastrukturës u bënë thirje qytetarëve që kalojnë nëpërmjet këtij aksi rrugor që të lëvizin me kujdes të shtuar dhe po ashtu njofton opinionin publik se kompania e mirëmbajtjes është në krye të detyrës dhe po bëhët çdo gjë që është e mundur, që rruga të pastrohet dhe lirohet e tëra për qarkullim të automjeteve dhe qytatarëve të vendit.

Ministria e Infrastrukturës mbetet e përkushtuar që të jetë në shërbim të qytetarëve dhe vendit, duke reaguar në çdo rast me njësitë e saj në mënyrë që të garantoi lëvizje të lirë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.?

Më Shumë

Adnan Kanuriq zyrtarizohet te Malisheva

FC Malisheva ka arritur marrëveshje me portierin Adnan Kanuriq, i cili tash e tutje do të jetë pjesë e skuadrës dhe do të mbrojë...

Totaj për ozurpimin e hapësirave publike në Prizren/ I ftojë pronarët e bizneseve t’i lirojnë ato

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka deklaruar se çështja e uzurpimit të hapësirave publike mbetet një ndër sfidat e vazhdueshme për komunën, duke theksuar se...

Lajmet e Fundit