Rreth pesë mijë nxënës të klasave të katërta do të hyjnë në testin ndërkombëtar “TIMSS”

Rreth 5 mijë nxënës të klasave të katërta brenda pak javësh pritet t’i nënshtrohen testit ndërkombëtar “TIMSS”.

Kjo është hera e parë që Kosova merr pjesë në këtë test, i cili i mat shkathtësitë e nxënësve të klasave të katërta në matematikë dhe shkencë. Testi pritet të mbahet në 146 shkolla të Kosovës.

Përzgjedhja e nxënësve që do t’i nënshtrohen testit është bërë në mënyrë të rastësishme, përmes sistemit elektronik. MASHT-i ka theksuar se i kanë bërë përgatitjet e duhura që nxënësit të tregojnë rezultate të mira. E njohës të çështjeve të arsimit presin që kësaj radhe Kosova të renditet më mirë sesa në “PISA 2015”, në të cilin nxënësit kosovarë patën treguar rezultate të dobëta, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) përmes një përgjigjeje me shkrim i ka thënë gazetës se testi “TIMSS” pritet të mbahet nga data 22 prill deri më 10 maj.

“MASHT-i ka bërë përgatitjet e nevojshme që kanë qenë të parapara deri në këtë kohë (caktimin e koordinatorëve të shkollave të përzgjedhur, njoftimin e tyre me procesin, përzgjedhjen e klasave etj.) dhe është në fazën e përgatitjeve për administrimin e testit. Shkollat janë njoftuar me kohë, ku çdo shkollë ka koordinatorin e vet, dhe çdo aktivitet bëhet sipas Rregullores së ‘TIMSS’”, thuhet në përgjigjen e MASHT-it.

Më Shumë

Totaj pret delegacion nga Washingtoni, nis programi “America250” në Kosovë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot në Prizren një delegacion të veçantë nga Washington D.C., të udhëhequr nga Dr. Faton Bislimi,...

E dhimbshme: Personi që u godit nga rrufeja në Suharekë është 26-vjeçar

Ka humbur jetën tragjikisht një person në fshatin Delloc të Suharekës. Kështu ka bërë të ditur për Klankosova,tv komandanti i policisë në Suharekë, Safet Hoxha,...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit