10 C
Prizren
E shtunë, 14 Shkurt, 2026

RRIPAK reagon ndaj Ministrisë së Kulturës dhe vendimit të saj mbi Stacionin

Rrjeti i Institucioneve të Pavarura të Artit dhe Kulturës (RRIPAK), dënon vendimin e fundit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit – MKRS drejtuar kundër Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë.

RRIPAK konsideron këtë akt cenim të aktivitetit dhe programit të Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, dhe vazhdimësi e veprimeve të MKRS-së kundër institucioneve të pavarura të artit dhe kulturës në Kosovë.

Poashtu, RRIPAK vlerëson tejet zhgënjyese dhe shqetësuese mënyrën e komunikimit dhe ultimatumin e MKRS-së drejtuar Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë.

Përveç demit që shkakton punës dhe raporteve MKRS – institucionet e pavarura të artit dhe kulturës, RRIPAK e sheh këtë veprim të MKRS si hakmarrje ndaj udhëheqësve të Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, që si pjese e RRIPAK janë kritik ndaj vendimeve dhe veprimeve të MKRS-së.

RRIPAK konsideron se veprime të tilla të MKRS-së përveç qe janë të dëmshme për veprimtarinë artistike, përbëjnë edhe kërcenim ndaj fjalës dhe mendimit të lire në Kosovë.

RRIPAK fton edhe një herë Kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa që të shqyrtoj punën e Ministrit të Kulturës Kujtim Shala dhe kabinetit të tij, që në vazhdimësi nga marrja e mandatit me veprimet dhe vendimet e veta kanë dëmtuar rëndë shumicën dërmuese të institucioneve publike dhe të pavarura të artit dhe kulturës në Kosovë dhe kanë pamundësuar punën e artistëve të lirë.

Rrjeti i Institucioneve të Pavarura të Artit dhe Kulturës është organizatë e institucioneve të pavarura të artit dhe kulturës, e themeluar për të krijuar një mjedis të përshtatshëm formal, ligjor dhe funksional për punën e institucioneve të pavarura të artit dhe kulturës, zhvillimin e veprimtarisë së lirë shoqërore dhe artistike, demokratizmin dhe reformimin e politikave të artit dhe kulturës të institucioneve të pushtetit lokal dhe qendror në Kosovë.

Institucionet themeluese dhe anëtare të Rrjetit të Institucioneve të Pavarura të Artit dhe Kulturës janë: ALBANIADA, ARS KOSOVA, ANSAMBLI ATTACCA, ESTA KOSOVA, FESTIVALI 9/11, FESTIVALI DAM, FESTIVALI PIANISTI I RI, FESTIVALI PRIFEST, FESTIVALI REDO, FESTIVALI SKENA UP, FESTIVALI FRYMA E RE, GALERIA EXPO ART 40, GALERIA QAHILI, GALERIA OPEN ART, INICIATIVA E HISTORISE GOJORE, KOSOVO ARCHITECTURE FOUNDATION, LAMBDALAMBDALAMBDA, PRISHTINA JAZZ FESTIVAL, QENDRA KOSOVARE PER MUZIKEN E RE / FESTIVALI REMUSICA, SHOQATA KOSOVARE CHOPIN, SHKAS SYTHI / ETNO FEST, STACION – QENDRA PER ART BASHKEKOHOR PRISHTINË, TEATRI URBAN PRISHTINË, URBANIAK, VIART.

Më Shumë

Aksident në Landovicë të Prizrenit, nuk dihet për të lënduar

Një aksident ka ndodhur sot në Landovicë të Prizrenit, njofton Klankosova.tv. Sipas pamjeve që ka siguruar Klankosovat.tv, i përfshirë në aksident shihet një automjet i...

Zafir Berisha i nënshtrohet me sukses dy ndërhyrjeve kirurgjike

Familja e Zafir Berishës ka njoftuar se ai ka kaluar me sukses dy ndërhyrje kirurgjike dhe se gjendja e tij shëndetësore është stabile. Në njoftimin...

Lajmet e Fundit