4.9 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Rritet çmimi i bukës në Kosovë

Ngriten çmimet e produkteve esenciale në Kosovë, shtrenjtohet edhe buka. Qytetarët shprehen të shqetësuar nga këto ngritje .

Rrugët e kryeqytetit çdo ditë të javës janë të mbingarkuara.

Përveç trafikut, shoferët i shqetëson edhe çmimi i naftës, i cili është rritur rreth 40 centë javëve të fundit.

Por nuk është vetëm nafta që ka pësuar rritje, edhe në produktet esenciale si vaji, sheqeri e mielli është parë një rritje në çmim.

Krahas këtyre, është rritur edhe çmimi i bukës.

Në disa furra në kryeqytet e në komuna tjera buka shitej 40 centë, nga 35 centë sa ishte më parë.

Kjo i ka shqetësuar shumë qytetarët, të cilët po thonë që xhepi i tyre nuk i përballon këto çmime.

Edhe Shqipe Hasani thotë se çmimet e produkteve nuk duhet të bazohen në atë evropianë.

Ndërsa kryetari i OJQ Konsumatori Selatin Kaqaniku, thotë se ka abuzim dhe paarsyeshmeri në ngritjen e këtyre çmimeve.

Kaqaniku deklaroi se çmimet e artikujve në Kosovë janë më të larta se ato në Evropë, ai tutje thekson se Kosova nuk ka treg që i përballon këto çmime.

Ndërkohë kryeministri Kurti ka premtuar që paga mesatare në Kosovë do të jetë 250 euro.

 

Më Shumë

Peja 03 – Bashkimi, sonte në Prizren luhet finalja e madhe e Ligës Unike për femra

Sonte në Prizren do të zhvillohet finalja e madhe e Ligës Unike për femra, ku për trofeun do të përballen dy skuadrat kosovare, Peja 03...

Aroma e pitalkës që tradicionalisht përcjell darkat e Ramazanit në Prizren

Asgjë nuk mund të krahasohet me aromën e pitalkës kur bie muzgu i mbrëmjes dhe je duke ecur pranë furrave të bukës nëpër qytet...

Lajmet e Fundit