14.9 C
Prizren
E enjte, 13 Nëntor, 2025

Rritet shkëmbimi i mallrave mes Shqipërisë dhe Kosovës

Dogana e Morinit, në këtë periudhe pandemie, duket se po mban gjallë një pjesë të ekonomisë shqiptare.

Është rritur ndjeshëm shkëmbimi i mallrave mes Shqipërisë e Kosovës, e në këto ditë pritet të ketë edhe më shumë rritje. Qindra automjete të tonazhit të rëndë që transportojnë mallra, nuk e kanë ndërprerë pune. U nênshtrohen procedurave doganore dhe të kontrollit mjekesësor, edhe pse shpesheherë nervozohen me pritjet në kufi.

Njeri prej tyre ka ardhur nga Italia. Transporton makarona drejt Kosovës. Është furnizuar në Bari të Italisë, ku ka qëndruar për tre dite, e megjithatë ai rrefen se nuk ka frikë nga infektimi pasi ka qëndruar në automjet dhe ka respektuar të gjitha rregullat.

Vetëm një ditë më parë, në Morin u organizua takimi i përbashkët me autoritetet e Shqipërisë e Kosovës, duke rënë dakort për lehtësim të barrierave dhe rritje të shkëmbimit të mallrave të mbetura stok në të dyja vendet.

Më Shumë

I shoqëruar nga nëna dhe bashkëshortja, Ardian Shala voton në Suharekë

Kandidati për kryetar të Suharekës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ardian Shala, ka ushtruar të drejtën e votës në njërën nga qendrat...

Roli i LDK-së përcaktoi fituesin në Prizren

Kujtim S. Germizaj Edhe pse mbeti jashtë garës së balotazhit, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Prizren dëshmoi sërish se mbetet faktor kyç politik në...

Lajmet e Fundit