14.8 C
Prizren
E enjte, 29 Shtator, 2022

“Rrobaqepësja”, fitues i Festivalit të Filmit “9/11”

Rrobaqepsja-ninelevenKa përfunduar edicioni jubilar i Festivalit të Filmit të Shkurtër “Nine Eleven”. Juria ka shpërblyer më të mirët e këtij edicioni.

Çmimin kryesor për “Filmin më të mirë” e fitoi filmi “Rrobaqepësja” i Arlinda Morinës, i cili është shpërblyer edhe me tri çmime tjera.

Regjisorja e filmit është shprehur e kënaqur me përkrahjen që ka marrë filmi. Regjisorja tha se çmimet, të cilat i ka fituar, do të jenë motiv shtesë për të filluar filmin e radhës, por me dëshirën që të bëhet bashkë me kolegët e saj.

Ndërsa, filmit të cilit i takuan 2 çmime ishte “ Agonia”. Filmi ka marrë çmimin për regjinë më të mirë, që i takoi Esat Fejzës, dhe atë për aktoren më të mirë, që ka shkuar për Fatlume Bunjakun. Nga ana tjetër, çmimi që mori si aktroja më e mirë, Fatlume Bunjaku thotë se e motivon që në të ardhmen të punojë edhe më shumë. Aktori më i mirë u shpall Musa Isufi, për rolin e protagonistit në filmin “Rrëfimi i fundit”.

Kurse, Aktori Musa Isufi fitoi çmimin aktori më i mirë, me rolin e tij të shkëlqyer në filmin “Last Confession” me skenar dhe regji të Ibrahim Dearit dhe producentin Arben Fejzullahu, produksioni Frame In Production.

Juria, e përbërë nga Princi Leka Zogu II, Kumrie Hoxha, David Baugh, Arbëresha Grabovci-Nixha dhe Agim Sopi, çmimin për muzikën më të mirë kishte ndarë për muzikën e filmit “Rrota”, një vepër e Valton Beqirit. Çmimin e ndau këngëtari Blero Muharremi.

Festivalin “Nine Eleven”, krijuesit e cilësojnë si një nga festivalet më të mirë të filmit dhe artit skenik në Kosovë.

Blerim Gjoci, drejtor i festivalit “Nine Eleven”, ka thënë se këtë vit “9/11” e karakerizojnë shumë gjëra, dhe veçon se ka “pjekuri” në krijim të filmit, pastaj organizimi është më i mirë.

“Prurjet në këtë festival sivjet janë shumë më të larta artistikisht dhe ato po shfaqen në një ambient që nuk mbetet anash aspak festivaleve të mëdha tradicionale botërore”, ka thënë Gjoci.

Më Shumë

Vdes profesori universitar Belul Beqaj

Është ndarë nga jeta profesori universitar Belul Beqaj. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët përmes një njoftimi, ku theksohet se...

Rihanna do të performojë në ‘Super Bowl 2023’

Rihanna do të jetë në qendër të skenës në shfaqjen e pjesës së dytë të Super Bowl në muajin shkurt, përcjellë KultPlus. Këngëtarja, e cila...

E diela me diell

Lajmet e Fundit