17.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

‘DokuFest’ shpallë programin ‘Short Matters’

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër DOKUFEST ka shpallur sot programin SHORT MATTERS! 2015 – turneu i Akademisë së Filmit Evropian i cili sjell filmat e shkurtër të nominuar për Çmimin Evropian të Filmit në një numër të festivaleve të filmit.

SHORT MATTERS! 2015 përfshin dokumentarë, fiksion, filma eksperimental dhe të animuar në një panoramë të filmëbërësve evropianë bashkëkohorë.

Programi përfshin filmat: DAILY BREAD nga Idan Hubel (Izrael); DINOLA nga Mariam Khatchvani (Gjeorgji); THE MISSING SCARF nga Eoin Duffy (Irlandë) SHIPWRECK nga Morgan Knibbe (Holandë); LITTLE BLOCK OF CEMENT WITH DISHEVELED HAIR CONTAINING THE SEA nga Jorge Lopez Navarrete (Spanjë); STILL GOT LIVES nga Jan-Gerrit Seyler (Gjermani);PRIDE nga Pavel Vesnakov (Bullgari/Gjermani); SUMMER 2014 nga Wojciech Sobczyk (Poloni); THE CHICKEN nga Una Gunjak (Gjermani/Kroaci); THE CHIMERA OF M. nga Sebastian Buerkner (Britani e Madhe); WALL nga Simon Szabo? (Hungari); TAPROBANA nga Gabriel Abrantes (Portugali/Sri Lanka/Danimarkë); EMERGENCY CALLS nga Hannes Vartiainen & Pekka Veikkolainen (Finlandë); WHALE VALLEY nga Guðmundur Arnar Guðmundsson (Danimarkë/Islandë).

Iniciativa e filmave të shkurtër EFA organizohet në bashkëpunim me një numër të festivaleve të filmit në Evropë. Në secilin nga këto festivale, një juri e pavarur nominon një prej filmave të shkurtër në konkurrencë për kategorinë e filmave të shkurtër të Akademisë së Filmit Evropian. Kjo është hera e tretë që programi SHORT MATTERS! prezantohet në DokuFest. /PrizrenPress.com/

TRAILER I PROGRAMIT:

Më Shumë

Malishevë: Dy raste të dhunës në familje

Në 24 orët e fundit në Malishevë janë raportuar dy raste të dhunës në familje, ka njoftuar Policia e Kosovës, shkruan PrizrenPress. Një femër kosovare...

Moti sot: Shi dhe vranësira

Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me...

Lajmet e Fundit