Rruga “Adem Jashari” në Prizren për dy ditë do të jetë e bllokuar për qarkullim

Komuna e Prizrenit ka bërë me dije se për shkak të projektit “Shtimi i kapacitetit të ujit të pijës”, më 09 tetor 2022 dhe 10 tetor 2022, nga ora 18:00 – 07:00, rruga “Adem Jashari” (te kryqëzmi i Muzeut Hamam) do të jetë e bllokuar.

“Në kuadër të projektit “Shtimi i kapacitetit të ujit të pijës”, më 09 tetor 2022 dhe 10 tetor 2022, nga ora 18:00 – 07:00, rruga “Adem Jashari” (te kryqëzmi i Muzeut Hamam) do të jetë e bllokuar. Rrugët alternative për qarkullim të pjesmarrësve në trafik do të jenë rruga “Saraqët” (në drejtim të Shtëpisë së Kulturës) dhe rruga “Sheshi i Lidhjes” (rruga për Prevallë). Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj që projekti të realizohet sipas planit të paraparë”, ka njoftuar komuna./PrizrenPress.com

May be an image of map

Më Shumë

Aktakuzë ndaj shoferit që goditi për vdekje një 34-vjeçar në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet D.D, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”. Sipas aktakuzës, më 18 mars...

Policia shqiptoi mbi 2100 gjoba komunikacioni në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 2173 gjoba për kundërvajtje në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 28 aksidente komunikacioni me...

Lajmet e Fundit