17 C
Prizren
E enjte, 23 Tetor, 2025

Rusia i mbyll ‘rubinetin’ e gazit Evropës

Rusia ka mbyllur furnizimin me gaz për Evropën nga gazsjellësi Nord Stream, nën pretendimin se do t’i duhet të kryejë mirëmbajtje në rrjet dhe për tre ditë, nuk do të ketë gaz të lëngshëm drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Lajmin e ka bërë me dije vetë gjigandi rus i energjetikës, Gazprom, nëpërmjet një komunikate për shtyp.

Kjo lëvizje e radhës ruse, vjen pas reduktimeve të njëpasnjëshme të furnizimit me gaz në vendet e unionit, që prej nisjes së luftës në Ukrainë.

Me sanksionet e vendosura nga Perëndimi, Moska filloi të vinte kushtet e veta, ndër të cilat edhe pagesa e gazit me rubla ruse, parë edhe zhvlerësimin e kësaj të fundit, si një përpjekje për ta ngritur disi valutën në tregjet evropiane.

Kësaj thirrjeje, vendet e Evropës në masë nuk iu përgjigjën pozitivisht, duke pasur kështu edhe konflikte mbi çështjen.

Me shtrirje rreth 1 mijë e 200 kilometra në thellësitë e detit Baltik, Nord Stream shtrihet prej Shën Peterburgut drejt Gjermanisë veri-lindore.

Kjo linjë u hap në vitin 2011 dhe do të pasohej një dekadë më vonë nga gazsjellësi Nord Stream 2. Mirëpo, ky i fundit, nuk ia arriti të shihte dritën e përfundimit, pasi projekti u la në halt me nisjen e luftës në Ukrainë.

Berlini zyrtar, me kancelarin e ri në pushtet, Olaf Scholz, morën vendimin drastik për të ndërprerë gjithë procesin e punimeve në Nord Stream 2. Kështu, projekti u cilësua i vdekur.

Ndërsa, me rrugën klasike nga Nord Stream, janë parë ulje ngritje të shpeshta të fluksit të furnizimit, pas retorikave drastike mes vendeve përftuese të furnizimit dhe Rusisë.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Ngjarja në Prizren ku u therën me thikë nëna dhe e bija 12-vjeçare dyshohet se ndodhi për motive xhelozie

Gjykata Themelore në Prizren më 18 tetor të këtij viti ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh të dyshuarit se...

Sot protestohet në Tiranë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë

Sot, nga ora 17:00 sheshi “Skënderbej” në Tiranë do të jehojë nga thirrjet për drejtësi ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët...

Lajmet e Fundit