10.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Sahatqia: 90 për qind e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së e përkrahi koalicionin me PDK-në

Teuta SahatqijaNënkryetarja e LDK-së dhe deputet në Kuvendin e Kosovës Teuta Sahatqia, nuk e ka mohuar faktin se në LDK, mund të ketë mos pajtime me arritje e kësaj marrëveshje.

Por, ajo ka thënë se me shumë se 90 % e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike, i kanë thënë po kryetarit të partisë që të bëj marrëveshje me cilën do parti politike.

“Mendoj që e bukura e demokracisë është ajo që njerëzit të tregojnë vullnetin e tyre flasin dhe votojnë sipas bindjes së vet. Por, demokracia nuk përfundon vetëm me biseda. Demokracia e ka edhe vullnetin e shumicës dhe obligimin që ai vullnet i shumicës të respektohet”, tha Sahatqia.

Partitë e tjera opozitare marrëveshjen PDK- LDK e kanë cilësuar të dëmshme dhe kthim parapa për Kosovën.

Që nga 10 qershori, përkatësisht 10 shtatori, LDK-ja, AAK-ja partia Nisma të mbështetur edhe nga Vetëvendosje ishin në një Bllok me synimin që të formonin qeverinë, duke e lënë PDK-në në opozitë.

Sido që të jetë, zvarritja që po bëhet në krijimin e institucioneve të reja, sipas analisteve politik, mund t’i rëndoj edhe më tej proceset nëpër të cilat duhet të kaloj Kosova.

Më Shumë

Policia jep detaje për aksidentin me dy të vdekur në Suharekë

Një aksident mes një motoçiklete dhe një veture ka ndodhur në Shirokë të Suharekës. Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar Drejtori i Policisë në Prizren,...

Gabimi i Noes

Enver Sulaj Sot bie shi mbi çatinë time Dhe mbi qepallat tua të egërsuara nga mërzia e stinës. Diejt e përflakur janë zbehur sot Vranësira ka hijezuar të papriturën...

Lajmet e Fundit