4.8 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Saimir Pirgu: Shkarkimi i Zhani Cikos, turp

SaimirPirgu-ZhaniCikoMe një sfidë ndaj pushtetarëve të rinj, tenori Saimir Pirgu e ka mbyllur mbrëmë koncertin e bamirësisë, në ndihmë të fëmijëve me sindromën down. Në mënyrën e tij ai protestoi shkarkimin nga detyra të drejtorit të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Zhani Ciko, pak orë përpara fillimit të koncertit, që drejtohej pikërisht nga ai.

Pirgu, në fund të koncertit, në sallën ku ishin edhe kryeparlamentari Ilir Meta, si dhe ministrat e rinj socialistë Mirela Kumbaro, Ilir Beqja dhe Erjon Veliaj, e quajti “të turpshme” ngjarjen e ndodhur vetëm pak para koncertit, duke iu referuar shkarkimit të Cikos, shkruan Panorama.

Pirgu falënderoi organizatorët dhe të pranishmit që u bënë pjesë e kësaj nisme, ashtu si edhe ai, që nuk mund t’i thoshte jo zemrës së një nëne, por nuk mund ta mbyllte këtu. “Sot, përpara koncertit ka ndodhur një ngjarje e turpshme, që më ka prekur shumë. Por nuk do të doja të zgjatesha, kushdo le ta kuptojë. Doja vetëm t’i thosha një faleminderit maestro Zhani Cikos”, tha Pirgu.

Duartrokitjet e zbehta që shoqëruan fjalët e Veliajt u mbytën nga ato në mbështetje të tenorit Pirgu.

Dje Këshilli i Ministrave, ndër të tjera, vendosi lirimin nga detyra të drejtorit Zhani Ciko dhe zëvendësimin e tij nga balerini Ilir Kerni, si dhe lirimin e drejtorit të Galerisë Kombëtare të Arteve, Rubens Shima dhe emërimin në vend të tij të piktorit Artan Shabani.

Më Shumë

39 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Sulm ndaj zyrtarit policor në Samadrexhë, arrestohet i dyshuari

Një incident është raportuar mëngjesin e së martës në fshatin Samadrexhë të Suharekës, ku një person dyshohet se ka tentuar të sulmojë zyrtarët policorë...

Lajmet e Fundit