10.1 C
Prizren
E martë, 13 Maj, 2025

Salihaj synon të jetë prapë pjesë e qeverisë

Adem Salihaj-ldkIsh-zëvendëskryeministri në qeverinë Haradinaj gjatë vitit 2004, ka shprehur ambiciet e tij për të qenë sërish pjesë e kabinetit të këtij të fundit, nëse arrihet të jetësohet Qeveria e koalicionit paszgjedhor LDK-AAK-Nisma. Adem Salihaj, i cili në zgjedhjet e 8 qershorit u zgjodh deputet nga radhët e LDK-së, ka deklaruar për “Botapress” se me kënaqësi do të pranonte ftesën e partisë që sërish të jetë pjesë e ekzekutivit.

Por, fillimisht ai kërkon që të qartësohen disa gjëra. E para, sipas tij, qeveria do të duhej t’i kishte të qarta synimet e saj. E një nga synimet të jetë luftimi i dukurive negative dhe arrestimi i i gjithë kryesve të krimeve.

“Nëse kjo qeveri e lë krimin dhe korrupsionin të qetë, nëse i lë të qetë ata që kanë kryer krime, janë pasuruar me krime, kontrabandë, korrupsion e hajni dhe bashkëjeton me ta, sikur nuk ka ndodhur asgjë, në stilin ‘hajde të vazhdojmë të qeverisim qetë, pa arrestime, se po i prishet imazhi Kosovës’, atëherë, të them sinqerisht, nuk kam çka kërkoj në një qeveri të tillë, sepse në fakt, nuk do të arrihej asgjë. Kosova nuk mund të ecën përpara me gjithë këtë krim, korrupsion, kontrabandë e hajni të pafund, të cilat i janë varur në qafë dhe po e fundosin atë, me të gjithë ne që jetojmë këtu”, ka thënë Salihaj, duke shtuar se do të ishte një vendosmëri që të bëhej një kthesë serioze dhe të luftohet gjithë kjo e keqe që ka kapluar Kosovën.

“Po qese, në anën tjetër, do të ishte një vendosmëri që të bëhej një kthesë serioze dhe të luftohet gjithë kjo e keqe që ka kapluar Kosovën, atëherë unë jam i gatshëm që të marrë përgjegjësitë e duhura në këtë qeveri dhe besoj se mund të jap kontribut serioz për luftimin e së keqes dhe për ta kthyer më në fund Kosovën për së mbari”, është shprehur Adem Salihaj.

Më Shumë

52 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara janë shënuar 52 aksidente dhe janë shqiptuar 2286 gjoba në trafik. Sipas...

Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj shtatë personave për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Prokuroria Themelore e Prizrenit, gjegjësisht Departamenti i Krimeve të renda ka ngritur aktakuzë ndaj shtatë personave. B.K., A.R., V.K., Z.T., A.E., H.B dhe A.T, dyshohetn...

Lajmet e Fundit