22.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

SBASHK: Nga e hëna nxënësit në pushim pranveror, kompensim të orëve të humbura nuk do të ketë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, përmes një kumtese ka bërë të ditur se nuk do të ketë kompensim të orëve të humbura gjatë grevës dhe se pushimi pranveror dhe se nxënësit dhe mësimdhënësit, nga data 1 deri më 5 prill, do të jenë në pushim pranveror.

Në njoftimin e SBASHK-ut thuhet se “me qëllim që të njoftohet edhe një herë opinioni, SBASHK-u përsërit se pushimi pranveror nga data 1 deri më 5 prill 2019 do të fillojë sipas Kalendarit shkollor 2018-2019, aprovuar në fillim të vitit shkollor, pra, s’ka zëvendësim të orëve të humbura as gjatë pushimit pranveror e as vikendeve”.

“Gjatë dy ditëve të fundit është tentuar që të krijohet një paqartësi nga ndonjë këshill i prindërve duke ju bërë thirrje prindërve që të dërgojnë fëmijët në shkollë pasi që mësimdhënësit qenkan në shkollë.

SBASHK njofton edhe prindërit edhe nxënësit, por edhe opinionin e gjerë se mësimdhënësit pavarësisht a janë në vendin e punës a jo zhvillim të procesit mësimor për t’i zëvendësuar ditët e humbura të grevës nuk do të ketë”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Më tej SBASHK-u thotë se “nuk është mirë të krijohen tensione shtesë sepse edhe kështu mësimdhënësit e Kosovës janë tepër të revoltuar e sidomos pas fyerjeve që u bënë nga dy deputetët e Kuvendit të Kosovës ditën e enjte në seancën e jashtëzakonshme e aq më shumë pse prindërit nuk reaguan në mbrojtje të mësimdhënësve të fëmijëve të tyre”.

“SBASHK-u të hënën ka ftuar Kryesin e SBASHK-ut dhe kryetarët e sindikatave komunale të arsimit parauniversitar të të gjitha komunave me qëllim që të analizojë se si është situata gjatë pushimit pranveror dhe a ka presione ndaj anëtarësisë dhe varësisht nga informatat që marrim edhe do të marrim veprime sindikale duke mos përjashtuar edhe shpalljen e grevës në komunat ku ka presione e nëse presione do të ketë në shumicën e komunave do të shkohet në grevë të përgjithshme në nivel vendi”.

“I ftojmë mësimdhënësit nëse nesër, eventualisht bëhet presion përmes nxënësve me tentim që të hyjnë në klasa, gjoja për të zhvilluar mësim, në ato momente mësimdhënësit le të lëshojnë objektet shkollore në shenjë proteste”.

“SBASHK edhe përmes kësaj informate fton përsëri kryetarët e komunave të Kosovës të bisedojnë me drejtorët e DKA për t’i lënë të qetë mësimdhënësit e mos të ushtrojnë presione për zbatimin vendimit te ministrit Bytyqi deri në vendimin përfundimtar të gjykatës. Gjithashtu falënderojmë disa Kryetar të Komunave qe kanë mirëkuptuar kërkesat e SBASHK-ut.

Nxënësve ju dëshmojmë pushime të mira pranverore nga data 1 deri 5 prill 2019”, thuhet në kumtesën e SBASHK-ut.

Më Shumë

SBASHK-u mësimdhënësve: Mos nënshkruani ndryshimet e Kontratës së punës

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës (SBASHK), thotë se kohëve të fundit po qarkullon një version i ri...

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas këtij instituti, temperaturat maksimale të...

Lajmet e Fundit