4 C
Prizren
E diel, 22 Shkurt, 2026

Së shpejti dokumentari “Amy”

AmyWinehouseJeta dhe karriera përplot me probleme e këngëtares britanike Amy Winehouse, do të jetë subjekt i dokumentarit “Amy”, me regji të Asif Kapadia, që lansohet me 3 qershor të këtij viti.

Dokumentari paraqet lidhjet romantike të këngëtares, betejat e saj me median, muzikën e saj të veçantë nga dy albumet që publikoi, si dhe incizime dhe këngë të cilat nuk janë publikuar asnjëherë më parë.

Sipas Deadline, tashmë ka një poster për filmin, si dhe së shpejti pritet të dalë traileri i parë.

Winehouse vdiq nga helmimi me alkool në korrik të 2011-ës, kur ishte vetëm 27 vjeçare. Albumi i saj më i famshëm, “Back to Black”, ishte ndër më të shiturit e këtij shekulli. Pas suksesit të madh muzikor, Winehouse pati probleme ligjore, abuzim me substanca, si dhe tjera probleme të shëndetit mendor.

Më Shumë

Pa pranga

Shkëlzen Çoçaj Liria nuk gjykohet, ajo merr frymë si era n’male. S’njeh pranga, as dyer t’mbylluna. E vërteta nuk fabrikohet, ajo lind n’dritë. Ecë zbathun mbi gurë, por kurrë s’e humb udhën. E...

Punonjësi i postës së shpejtë në Malishevë deklaroi rrejshëm se grabitësit ia morën 1400 euro

Një punonjës i një poste të shpejtë në Malishevë ka pranuar se ka bërë lajmërim të rremë në Polici kur kishte pretenduar se dy...

Lajmet e Fundit