4 C
Prizren
E shtunë, 10 Janar, 2026

Sekuestrohen dhjetëra kavanozë mjaltë dhe 40 kg kaçkavall në Prevallë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të shtunën ka sekuestruar dhjetëra kavanozë mjaltë dhe 40 kilogramë kaçkavall në Prevallë të Prizrenit. Ato dyshohet se janë kontrabanduar nga Maqedonia e Veriut.

Në raportin e Policisë figurojnë tri raste të sekuestrimeve.

Në rastin e parë, një të dyshuari i janë sekuestruar 83 kavanozë mjaltë dhe 40 kg kaçkavall. Rasti ka shtuar në procedurë të rregullt.

Ndërsa në dy raste tjera janë konfiskuar 32 kavanozë mjaltë dhe 31 kavanozë mjaltë. Edhe këto raste kanë shkuar në procedurë të rregullt.

“Fsh. Prevallë, Prizren 03.12.2022 – 10:00. Pas një pune hetimore, njësitë policore tek i dyshuari mashkull kosovar kanë gjetur dhe sekuestruar 83 kavanoz me mjaltë dhe 40 kilogram djathë/kaçkavall që dyshohet se janë kontrabanduar nga Maqedonia Veriore në Republikën e Kosovës. Lidhur me rastin janë marrë mostrat për ekzaminim nga ana e inspektorëve të AUV-it, ndërsa malli i sekuestruar i është dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtutjeshme. Po ashtu është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

Më Shumë

Këta janë 120 deputetët e legjislaturës së ardhshme të Kuvendit të Kosovës

Në uebfaqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tashmë mund të shihet edhe se cilët kandidatë për deputetë kanë arritur të sigurojnë ulëse për legjislaturën e radhës. Sipas...

Përfundon numërimi i të gjitha votave, ky është rezultati përfundimtar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Kjo pasi në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR) ka përfunduar edhe...

Lajmet e Fundit