Një shumë e madhe parash, e padeklaruar, është sekuestruar këtë pasdite në pikën kufitare Morinë në Kukës. 

Policia bën me dije se bëhet fjalë për 61.900 euro, ndërsa po ndiqet penalisht 32-vjeçari me inicialet Q.L banues në Itali, që nuk i deklaroi.

“Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Volkswagen””, thuhet në njoftim.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

“Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Q. L., 32 vjeç, banues në Itali, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë””, thuhet tutje.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme, njofton Telegrafi.