5 C
Prizren
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025

Serbët kundër vizitës së Thaçit në Mal të Zi – E paraqesin si kanibal

Thaci-kanibalNëpër portalet malazeze, ka filluar të qarkullojë një fotografi ku Hashim Thaçi, Javier Solana dhe Bernard Couchner, paraqiten si kanibalë që transplantojnë organe të serbëve.

Ky është imazhi i përgatitur nga portalet pro-serbe, e shoqata të ndryshme anti-shqiptare, të cilët kanë filluar një fushatë kundër vizitës së paralajmëruar të zëvendëskryeministrit Thaçi në Podgoricë, transmeton zeri.info.

Vizita e Thaçit, duket se ka prekur dhe zgjuar fuqishëm ndjenjat e nacionalistëve serbë, të cilët kanë paralajmëruar protesta të dhunshme kundër vizitës së tij.

Shoqatat e serbëve në Mal të Zi dhe gazetat pro-serbe kanë thënë se ‘me çdo kusht’ do të parandalojnë vizitën e ish-kryeministrit të Kosovës.

Ata akuzojnë Djukanovicin se me ftesën që i’a ka bërë Thaçit, ka dëshmuar lidhjet e tija të vjetra me liderin kosovar.

Sipas shoqatës së quajtur “Të përndjekurit nga Kosova dhe Metohija”, Thaci “ka përgjegjësi komanduese për vrasje të llahtarshme nga ana e UÇK-së, ndaj serbëve dhe malazezve në Kosovë.

Kjo shoqatë thotë se ‘Zëvendëskryeministri i rrejshëm i shtetit të rrejshëm të Kosovës, edhe vetë ka ekzekutuar shumë serbë në krahinën serbe”.

Po ashtu sipas deklaratës së përbashkët të këtyre organizatave thuhet se “Thaçi dhe organizata e vet kanibale i kanë shkatërruar të gjitha varrezat serbe në Metohi, kanë kidnapuar dhe vrarë serbë dhe ne kemi obligim ta organizojmë një protestë të madhe në Podgoricë”

Ndërsa shoqata joqeveritare “Jo Nato-s” thotë se vizita e Thaçit në Podgoricë është e vizita e parë zyrtare e vitit 2015 me ftesë të Djukanovicit, por ardhja e tij nuk është e dëshirueshme’.

Siq mëson ‘Zëri’, për shkak thirrjeve të tilla nacionaliste të serbëve, pritet që shteti malazez të pret zëvendëskryeministrin Thaçi, me masa të të jashtzakonshme të sigurisë.

Më Shumë

Kampionët bindës në Rahovec

Kampionia e Kosovës, Trepça shënoi fitore në udhëtim ndaj Rahoveci 029 57:110 (11:32, 16:23, 11:24, 19:24), në javën e 13-të të ProCredit Superligës, raporton...

Kuvendi i të Rinjve i Prizrenit shënon 9-vjetorin e themelimit

Sot u mbajt ceremonia për shënimin e 9-vjetorit të themelimit të Kuvendit të të Rinjve të Prizrenit. Gjatë aktivitetit, organizata u vlerësua për punën...

Lajmet e Fundit