4.8 C
Prizren
E enjte, 28 Nëntor, 2024

Serbia s’po i përmbahet Marrëveshjes

Azem-VllasiStrukturat paralele janë parë vazhdimisht si mundësi nga Serbia për ta mbajtur gjallë prezencën e saj në Kosovë, pavarësisht marrëveshjes së Brukselit, me të cilën ishte paraparë që tashmë të pushonin së funksionuari.
Këtë e forcoi edhe më shumë, Aleksandar Vucic, në ditën e fundit të vitit 2014, kur mori vendim për ndërrimin e disa kryetarëve të komunave ilegale serbe në Kosovë.

Kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikolic, i dalë nga zgjedhjet lokale të 2013’ës, zëvendësoi Ivan Rexhicin, kryetar i komunës paralele deri më tash.
Vendimi është shpallur në Gazetën Zyrtare të Serbisë.

Por, veprimet e Kryeministrit serb, sipas Azem Vllasit, janë dëshmia më e qartë se Serbia nuk dëshiron t’i përmbahet Marrëveshjes së 19 prillit e arritur në Bruksel, që në thelb ka normalizimin e marrrëdhënieve mes dy vendeve fqinje. Kosovës dhe Serbisë.
Analisti politik Vllasi bën me dije për Politiko.net se shteti serb po tregon që dëshiron ende t’i mbajë strukturat paralele, ndonëse komunat me shumicë serbe nxorën kryetarët e tyre legjitimë, në zgjedhjet e vitit 2013.

“Kjo është dëshmia më e qartë që Kryeministri i Qeverisë Serbe, Aleksandar Vucic, nuk i përmbahet në esencë marrëveshjeve të Brukselit”.

“Një prej pikave të kësaj Marrëveshje ishte që pushteti i lokal i komunave me shumicë serbe, prej Leposavicit e këndej, u formuan në bazë të zgjedhjeve lokale që ishin”.

“Zgjedhjet lokale në Kosovë janë mbajtur në të gjitha komunat në Kosovës. Rezultatet kanë dalë edhe për Kryetarin e Listës Serbe të Komunës së Shtërpcës, për të cilin kanë votuar edhe qytetarët shqiptarë. Tani është bërë me dije se ai nuk do të jetë Kryetar i pushtetit lokal serb i dalë nga zgjedhjet e Kosovës, por prapë Serbia e emëron, shenjë kjo që do ende t’i mbajë strukturat paralele”.
Qeveria e Kosovës e ka njoftuar të hënën Brukselin për ndërhyrjet ilegale të Serbisë në Kosovë.

Ministrja për Dialogun, Edita Tahiri, ka kërkuar nga Bashkimi Europian të ndërmarrë të gjitha masat për të ndaluar Serbinë që të ndërhyjë me struktura paralele në Kosovë, duke potencuar se Serbia po vazhdon të shkelë Marrëveshjen e Brukselit.

Megjithatë, Vllasi kërkon nga autoritetet kosovare që këtë çështje ta marrin më me seriozitet dhe ta hapin në bisedime, që pritet të vazhdojnë në Bruksel në fillim të muajit shkurt.

“Serbia po vazhdon t’i mbajë ato struktura paralele si instrumente të pushtetit të saj përbrenda Kosovës”.

“Mendoj që qysh sot është dashur që autoritetet kosovare të dalin me një qëndrim të qartë, ose është Bratislavi Kryetar i Shtërpcës ai që ka dalë nga zgjedhjet lokale, ose i nominuar nga Kryeministri i Serbisë. Dhe, kjo të jetë si një ndër pikat e para të vazhdimit të bisedimeve në Bruksel”, thotë Azem Vllasi për Politiko.net.
Shuarja e strukturave paralele është njëra nga kërkesat e Bashkimit Europian drejtuar Beogradit zyrtar, prej nga edhe mundësohet financimi i tyre. / Politiko.net

Më Shumë

Totaj uron qytetarët për 28 Nëntorin

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka uruar qytetarët për 28 Nëntorin. Sipas tij, kjo datë historik nuk është një përvjetor i thjeshtë, por...

Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavës

Prishtina dhe Ballkani kanë ndarë pikët duke luajtur baras 1-1, të dielën në ‘Fadil Vokrri’. Prishtinasit dhe kampionët në fuqi të Kosovës, u përballen në...

Zemra e Forcës

Lajmet e Fundit