Sërish lëndohet Strakosha

Lazio vijon përgatitjet për transfertën me Juventusin, e planifikuar për të shtunën në mbrëmje, teksa portieri shqiptar Thomas Strakosha është ndalur sërish për shkak të një dëmtimi.

Ka qenë vetë klubi bardhekaltër që ka njoftuar se gardiani kuqezi nuk është stërvitur me ekipin për shkak të një problemi muskulor dhe prezenca e tij në Torino duket thuajse e pamundur.

Të dëmtuar për Lazion vijojnë të mbeten edhe Felipe Luiz e Manuel Lazzari, të cilët mungojnë prej disa javësh, ndërsa skuadrës iu bashkua Adam Marusiç, që kreu stërvitjen e plotë nën urdhrat e Simone Inzaghit.

Mbetet shqetësuese gjendja e Thomas Strakoshës, që prej muajsh po kalon nga një dëmtim në tjetrin dhe ka humbur edhe vendin e titullarit. Kur jemi vetëm disa ditë larg ndeshjeve eliminatore të Kupës së Botës Katar 2022, prezenca e Strakoshës në kombëtare është ende në dyshim.

Më Shumë

Nga 30 ditë paraburgim për nënë e bir të dyshuar për vrasjen në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të...

Rahoveci ndan Medaljen e Lirisë në Ditën e Çlirimit

Me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit të Komunës së Rahovecit, do të mbahet ceremonia solemne e ndarjes së Medaljes së Lirisë, në...

Lajmet e Fundit