Serwer: Evropa ka qasje raciste ndaj shqiptarëve

Eksperti për çështjet në Ballkan, profesori Daniel Serwer, i cili konsultohet shpesh nga Shtëpia e Bardhë për politikat në Ballkan, në një ligjëratë që pati me studentët e Kosovës që po qëndrojnë në një vizitë studimore në Washington Spring School, ka thënë se “Evropa ka qasje raciste ndaj shqiptarëve”.

Ai ka bërë këto komente duke folur për vonimin e liberalizimit të vizave për Kosovën, proces ky i cili sipas prof. Serwer, është i stërvonuar dhe i pajustifikueshëm nga Evropa.

Në takimin me studentët që po udhëhiqet nga prof. Dr. Faton Bislimi, në ligjëratën e tij Daniel Serwer, duke folur për zhvillimet në Kosovë, ka thënë se hapja e kufijve në Ballkan është hapje e “Kutisë së Pandorës”.

“Nuk mund te ketë as ndarje të Kosovës e as bashkim me Shqipërinë. Ndryshimi i kufijve është hapje e Kutisë së Pandores dhe kjo nuk i duhet Amerikës dhe aleateve tanë në Evropë”, ka thënë Server.

Duke folur për Gjykata Speciale, ka vlerësuar se Gjykata Speciale është rezultat i dështimit të sistemit gjyqësor te Kosovës, në njërën anë, dhe përkushtimit dhe insistimit serb tek ndërkombëtaret që kjo të bëhet, në anën tjetër.

”Zhvillimi i Kosovës varet nga përgjegjësia që marrin Kosovarët për fatin e tyre dhe nga vendosmëria e tyre për te çuar në vend idealet që kanë pasur”, ka thënë Serwer, duke shtuar se ”Çështja shqiptare sot nuk është prioritet në Washington. Fatkeqësisht, ka shume prioritete më të mëdha me të cilat ballafaqohet politika e jashtme amerikane tani – si: ISIS, Korea e Veriut, Irani, etj”

”Prandaj, sot më shumë se kurrë shqiptarët duhet të punojnë intensivisht në Washington që të mbesin sa më lartë në agjendën Amerikane dhe të kenë përkrahjen e Washingtonit në vazhdimësi…”, ka thënë profesor Server.

Prof Dr. Faton Bislimi, vlerësimet dhe ligjëratën e prof. Daniel Serwer, si njeriu që ka qenë dhe mbetet krye-ekspert për çështjen shqiptare për Ballkanin në Washington, e ka vlerësuar të “dhimbshme për diplomacinë në Kosovë”. /Lajmipress/

Më Shumë

Triumf kuqezi në Vjenë, Alis kualifikon Shqipërinë në Finalen e Madhe të Eurovizion 2026

Nata e dytë e gjysmëfinales së Eurovision Song Contest 2026 ka ulur siparin me një lajm të jashtëzakonshëm për publikun shqiptar: Alis ka prekur...

Totaj pret përfaqësuesit e EBRD-së, diskutohet projekti 5 milionë euro për efiçencë energjetike në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur Drejtoreshën Menaxhuese të European Bank for Reconstruction and Development për Evropën Qendrore dhe Juglindore, Charlotte Ruhe, së...

Lajmet e Fundit