SHBA-ja vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

Thesari amerikan ka njoftuar një sërë sanksionesh të reja kundër një kompanie të menaxhimit të jahteve dhe pronarëve të saj rusë.

Ata përshkruhen si pjesë e një sistemi të korruptuar që lejon elitat ruse dhe presidentin Vladimir Putin të pasurohen.

Departamenti i Shtetit po synon veçmas oligarkë dhe elita ruse të afërta me Putinin, ndërsa Departamenti i Tregtisë po kufizon më tej aftësinë e ushtrisë ruse për të marrë teknologji, shkruan Aljazeera.

“Kjo përfshin shtimin e 71 palëve të vendosura në Rusi dhe Bjellorusi në listën e entiteteve, duke i ndërprerë në mënyrë efektive marrjen e artikujve me origjinë nga ShBA ose produkte të prodhuara nga jashtë që rrjedhin nga disa teknologji ose softuer amerikanë”, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.

Më Shumë

Ndahet nga jeta mësimdhënësi shumëvjeçar i shkollës “Zenun Çoçaj” në Gjonaj, Ismet Reka

Ka ndërruar jetë mësimdhënësi shumëvjeçar i SHFMU “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit, Ismet Reka, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në fushën...

Malisheva përforcohet me Keslin Shanin

Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit Keslin Shani, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri. Shani vjen te Malisheva pasi...

Lajmet e Fundit