Mediat amerikane shënojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Disa nga mediumet amerikane, elektronike dhe të shtypit, njoftojnë për vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese të Kosovë.

Disa nga mediumet amerikane, elektronike dhe të shtypit, njoftojnë për vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në të cilin thuhet se ‘ka miratuar marrëveshjen e kontestuar të qeverisë për dhënien e më shumë kompetencave për serbët etnikë në Kosovë.’ Megjithatë, theksojnë njoftimet e mediave që bartin lajmet e agjencive Associated Press dhe Reuter, gjykata gjithashtu i kërkoi qeverisë që të përfundoi disa aspekte ligjore të marrëveshjes, meqenëse ‘disa nga parimet e saj shkelin kushtetutën.’

Më tej thuhet se gjykata ka thënë se pakica serbe e Kosovës mund të udhëheq me çështjet e saj, përfshirë edhe të drejtën e formimit të asociacionit të komunave ku ata janë shumicë, mirëpo asociacioni nuk mund të ketë të drejta ekzekutive të cilat janë të rezervuara për qeverinë qendrore.

Sekretari Ban emëron zëvendësshefin e UNMIK-ut

Dhe kur jemi me reflektimet e zhvillimeve në Kosovë nga Shtetet e Bashkuara, dje në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York Sekretari i Përgjithshëm, Ban ki Moon ka emëruar zëvendësin e të dërguarit të posaçëm ose zëvendësin e UNMIK-ut në Kosovë, diplomatin Amerikan, Christopher Coleman. Ai do të marrë detyrën e zëvendëses së deritashme të UNMIK-ut, poashtu amerikane, Jennifer Brush. Coleman thuhet se vjen me një përvojë rreth 20 vjeçare, duke pas punuar në Departamentin e Çështjeve Politike dhe atë të Operacioneve Paqeruajtëse në Kombet e Bashkuara. /RTK

Më Shumë

Euronews: Si të kaloni 24 orë në Prizren, kryeqytetin kulturor të Kosovës?

Kosova mund të jetë ndër vendet më pak të vizituara në Evropë, por sigurisht që nuk i mungojnë atraksionet kulturore. Ky është udhëzuesi i Euronews se...

Komuna e Prizrenit ngre shqetësimin për operimin e guidave ilegale turistike

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik e Komunës së Prizrenit ka reaguar lidhur me praninë dhe operimin e guidave ilegale turistike në qytet, duke...

Lajmet e Fundit