9 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Shëndeti në burgje kalon te MSh-ja

BurguOrganizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë -Zyra në Prishtinë, sot, në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Prishtinëështë mbajtur tryeza e Rrumbullakët lidhur me transferin e kompetencavetë sistemit shëndetësor në burgjet e Kosovës nga Ministria e Drejtësisë te Ministria e Shëndetësisë dhe funksionimin e këtij programi.Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Ferid Agani, theksoi se është kënaqësi të diskutohet në këtë format, të nivelit të lartë, për transferin e kompetencave të shërbimeve të shëndetësisë së burgjeve në Ministrinë e Shëndetësisë. Si qëllim prioritar i MSH-së, sipas tij, është e drejta për shëndet që e cilësoj si të drejtë themelore të çdo qytetari përfshirë edhe të burgosurit.

Ministri Agani, falënderoj OBSH-në, Ministrin e Drejtësisë, Udhëheqësinë e Shërbimit Korrektues të Kosovës si dhe të gjithë ata që u përfshinë në këtë proces transferues, që nga ai u vlerësua si proces i avancimit të shërbimeve shëndetësore nëpër burgjet e Kosovës.

Milazim Gjocaj, Drejtor i Departamentit të Shëndetësisë në burgje në MSh dhe bartësi kryesor i këtij procesi, theksoi se me bashkëpunimin që ka pasur me U. D të Drejtorit në SHKK, dhe me bashkëpunëtoret e tjerë që ndihmuan, ky proces ka kaluar pa asnjë problem.

Ai shprehu bindjen se bashkëpunimi nuk do të mungojë as në të ardhmen për realizimin e objektivave të përbashkëta në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në burgje.

Ndërsa Shemsi Hajrizi U.D. Drejtor i SHKK-së , tha se po realizohet një vizion i përbashkët mes MSH-së dhe SHKK-së, duke dëshiruar që shërbimet shëndetësore të ngrihen në nivelin e duhur cilësor.

Debatit i kontribuoi edhe përfaqësuesi i OBSH-së- Zyra në Kopenhagë, Stefan Enggist, i cili theksoi se ky program është shumë i rëndësishëm në avancimin e shërbimeve më cilësore për pacientët brenda burgjeve. Ai tha se shumë pak shtete kanë mundur ta finalizojnë si proces një transfer të tillë.

Drejtori i IKSHP-së, Naser Ramadani, tha ndërkaq se një kontroll i mirë i shëndetit të burgosurve, ndikon edhe në mbrojtjen e shëndetit të tjerëve dhe anasjelltas./Kosovapress/

Më Shumë

Nisin provat për shfaqjen “Pylli” në Teatrin e Prizrenit

Në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren kanë filluar provat për shfaqjen më të re “Pylli”, me regji të Erson Zymberit dhe dramaturgji nga Florian...

Arrestohet një person në Prizren, i gjenden marihuanë, kokainë dhe një thikë

Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin për posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve. Sipas burimeve, rasti ka ndodhur më 17 mars 2026,...

Lajmet e Fundit