21.3 C
Prizren
E enjte, 18 Shtator, 2025

Shënohet Dita e Mësuesit në Malishevë

Begaj per 7marsKomuna e Malishevës, përkatësisht drejtoria komunale për arsim dhe shkollat e Komunës së Malishevës, përmes aktiviteteve të ndryshme kanë shënuar Ditën e Mësuesit. Ndërsa në Shtëpinë e Kulturës “Tahir Sinani”, organizuar nga DKA është mbajtur takimi qendror, ku janë nderuar mësuesit për punën e tyre, si dhe janë nderuar edhe veteranët e arsimit të trevës sonë.

“Jemi në kuadër të shënimit të datave më të shenjta të popullit shqiptar, të 5,6 dhe 7 marsit të Epopesë së lavdishme të UÇK-së dhe të 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, dy nga datat me më rëndësi në historinë e popullit shqiptar”, tha kryetar Begaj, duke marrë fjalën, me rastin e shënimit për nderë të 7 Marsit, Ditës së Mësuesit.

Më pas, kryetar Begaj, e vlerësoi lartë punën dhe angazhimin e mësuesve shqiptar ndër vite dhe përpjekjet e tyre, në arsimimin e popullit shqiptar. Po ashtu Begaj, foli edhe për kontributin e jashtëzakonshëm të mësuesve tanë në luftën e UÇK-së, kujtoi sakrificat e mësuesve dhe punëtorëve të arsimit, sakrificë, e cila siç tha kryetari Begaj, “na obligon neve të punojmë edhe më shumë, e sidomos në krijimin e kushteve më të mira për mësimdhënësit”.

Ndërsa drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi, pasi i përshëndeti të gjithë mësimdhënësit e Komunës së Malishevës, tha se “në këtë kremtim të përbashkët, ne të gjithë mund të pasqyrojmë energjitë tona, për të rikujtuar shtegtimin tonë historik e kombëtar, për dinjitet e prosperitet kombëtar”.

“Sot ne përkujtojmë figurat më të ndritura të kombit tonë, kujtojmë Marsin, muajin e bekuar që na solli edhe shkollën e parë shqipe”, tha Thaçi.

Më pas, DKA e Malishevës, ka ndarë mirënjohje për shkollat e dalluara në mësim, kulturë artistike dhe në mirëmbajtje të ambientit, pastaj për mësuesit më të dalluar, për kontributin e tyre. Punëtorët e arsimit, pas vdekjes. Pastaj janë ndarë mirënjohje edhe për nxënësit e dalluar, recitues dhe matematikan, të cilët kanë dalë fitues në garat e mbajtura, në kuadër të shënimit të 7 Marsit, Ditës së Mësuesit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizren: 10 aktakuza kundër 16 personave

Prokuroria Themelore në Prizren ka ndaluar një person të dyshuar për 48 orë, gjatë 24 orëve të fundit. Po ashtu  ka ngritur 10 aktakuza kundër...

Arrestohet një person për ngacmim në Suharekë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person për ngacmim në Suharekë. Ai dyshohet se ka ngacmuar një grua. “Është arrestuar i dyshuari mashkull...

Lajmet e Fundit