7.1 C
Prizren
E premte, 30 Janar, 2026

Sherifi i Nismës: PDK po spekulon shumë ulët – s’jemi takuar me ta

Bilall SherifiAnëtari i Kryesisë së Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, ka thënë për “Gazetën Blic” se askush nga partia e tij nuk është takuar me dikë nga PDK për të negociuar për koalicion.

Ai ka thënë se PDK ka rënë në derexhe sa të spekulojë aq ulët, kinse jemi takuar me ta dhe kemi negociuar për bashkëqeverisje.

“Askush nga Nisma për Kosovën nuk mund të negociojë më askënd për të hyrë në koalicion me PDK-në. Nuk ka pasur asnjë takim me askënd nga PDK. Kryesia e Nismës ka marrë një vendim, e ai vendim është publik: ne kemi një marrëveshje për bashkëqeverisje me LDK-në e AAK-në, dhe nuk do të ketë më kurrfarë negociate me askënd”, ka thënë Sherifi për Gazetën Blic.

Sipas tij, nëse ka pasur takime, është mirë që zyrtarët e PDK-së të dalin e të tregojnë se kush me kënd është takuar, ku janë dhe çka kanë biseduar, e jo të spekulojnë aq ulët.

“Qëndrimi i Nismës është i qartë. Koalicioni tashmë është i formuar me LDK-në e AAK-në. Nëse ndokush mund të pijë kafe me ndonjë mik nga PDK, kjo nuk do të thotë që është negociuar për koalicion. Puna e koalicionit tashmë është temë e mbyllur”, ka thënë Sherifi.

Ndërkohë, disa medie kanë raportuar se PDK i ka ofruar Nismës për Kosovën 8 ministri, vetëm e vetëm që kjo e fundit të bashkohet me PDK-në në qeverisjen e ardhshme, mirëpo sipas këtij mediumi Nisma ka refuzuar.

Pas përfundimit të zgjedhjeve, PDK edhe pse ka dalë partia e parë, ka mbetur pa partnerë për bashkëqeverisje dhe nuk i ka numrat e mjaftueshëm sa ta formoj qeverinë.

Më Shumë

Gjesti rikthehet fuqishëm me këngën e re dhe thyen rekorde globale

Këngëtari i njohur shqiptar, Gjesti, ka bërë një rikthim të fuqishëm në skenën muzikore me këngën e tij të re “Memories”, e cila ka...

Kryetari i Institutit të Gjuhës Turke vizitoi Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren

Kryetari i Institutit të Gjuhës Turke (Türk Dil Kurumu), Prof. Dr. Osman MERT, ka  vizituar programet e mësimit të gjuhës turke në Universitetin “Ukshin...

Lajmet e Fundit