Sherohet plotësisht Dragashi, asnjë rast aktiv me COVID-19

Komuna e Dragashit nuk ka më asnjë të infkeutar me COVID-19. Një gjë të tillë për Gazetën Express e ka konfirmuar kreu i kësaj Komune, Shaban Shabani, i cili ka treguar se është shëruar rasti ne fshatin Zaplluxhe dhe se dy kontate të tjera kanë rezultuar negative.

Shabani ka thënë se tashmë Dragashi nuk ka asnjë rast bazuar në pesë testimet që janë kryer të premten nga IKSHPK.

“Në komunën e Dragashit nga 5 persona ( 3 familjar të infermierit dhe dy shofer) që janë testuar dje dhe sot kanë rezultuar negativ me COVID-19, dhe ky lajm i mirë bëhet i ditur nga njoftimi i fundit i IKSHPK-së.

Numri i të prekurve nga COVID – 19 në komunën e Dragashit është 0, ndërsa mund të konsiderohen të shëruar 2 deri më tani”, ka thënë Shabani.

Rastet e para në Dragash ishin konfirmuar para 2 javësh. Një infermier dhe një paciente të cilët ishin infektuar në repartin e dializës në Prizren. Fatkeqsisht pacientja e cila ishe në dializë ka ndërruar jetë para pak ditësh./Express/

Më Shumë

Kujtim Gashi nuk kandidon për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit

Ish-deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Kujtim Gashi, ka njoftuar se nuk do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit. Përmes një njoftimi...

Paradoksi i autenticitetit në epokën e konformitetit Eurovision-ist

Nga Robert Aliaj Ka diçka të çuditshme në faktin që një konkurs që shpall veten si kremtim i diversitetit kulturor, prodhon çdo vit një lloj...

Lajmet e Fundit