8.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Shfaqet hoxha i Prizrenit, i quan dyfytyrësha ata që reaguan për djegien e Notre Dame

Kryetari i Bashkësisë Islame në Prizren, Besim Berisha, i ka quajtur dyfytyrësha ata që reaguan për djegien e Katedrales Notre Dame në Paris, e heshtën për xhaminë Emevite në Siri.

Sipas Berishës, xhamia ishte 400 vite më e vjetër se Katedralja.

“Jeni dyfytyrësh nëse për katedralen ne Paris mërziteni(shtireni per me i hi ne qef dikujt,se nuk e keni gajle per histori), kurse për xhaminë Emevite( dhe shume monumente tjera historike) ne Siri as zani nuk iu ni!

Ai ka shtuar se nuk i duron këto standarde të dyfishta, derisa thotë se sipas tij, çdo gjë islame po bëhet pengesë.

“Sa për informatë, kjo xhami është 400 vite më e vjetër se katedralja qe u dogj. Na e dim qe nuk merrni vesh ne histori, po sun po iu durojme kur po luani me standarde te dyfishta, cdo gje Islame po iu pengon”, ka shkruar Berisha.

Ndryshe, mbrëmë një zjarr i madh përfshiu katedralen “Notre-Dame”, në Paris. Flakët u përhapën në pjesën e çatisë së simbolit të kryeqytetit francez, duke e rrëzuar atë dhe një prej kullave. Deri tani, të paktën 300 milionë euro janë premtuar për ta rindërtuar katedralen Notre Dame.

Më Shumë

Junior 06 dominon Megasportin në gjysmëfinalen e parë U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka shënuar fitore të thellë ndaj Megasportit me rezultat 98:49, në ndeshjen e parë gjysmëfinale...

Dom Kelmend Spaqi varroset sot në Velezhë të Prizrenit

Më 2 prill, për priftin Dom Kelmend Spaqi është ndarë medalja Presidenciale “Shën Nëna Terezë”, për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e humanizmit, veprimtarisë...

Lajmet e Fundit