7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Shkarkohet trajneri ku luajnë tre futbollistë shqiptarë

Klubi i Legia-s së Varshavës, ka shkarkuar nga detyra trajnerin Czeslaw Michniewicz, si pasojë e rezultateve negative në këtë fillim sezoni.

Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi nga kryeqyteti polak, të cilët përmes një postimi në rrjetet sociale, bënë të ditur se kanë ndarë rrugët me trajnerin Michniewicz.

Skuadra ku luajnë Lirim Kastrati, Ernest Muçi e Jurgen Celhaka, pësoi humbjen e shtatë këtë diele në ligën e Polonisë, nga skuadra e Piast Gliwice.

 

Në 10 javët e para, Legia pozicionohet në vendin e katërt nga fundi me nëntë pikë të grumbulluara, duke marrë vetëm tre fitore.

Pra, shumë pak për një skuadër që është kampionia në fuqi e Polonisë dhe kohëve të fundit ka qenë klubi më i trofeshëm aty.

Për më tepër edhe atmosfera në ekip nuk ishte aspak e mirë dhe në sfidën e fundit ndaj Piast Gliwice, tani më ish-trajneri Michniewicz pezulloi pesë futbollistë, duke përfshirë edhe dy shqiptarët Lirim Kastratin dhe Jurgen Celhakan.

Kastrati u pezullua për shkak të prishjes së atmosferës brenda skuadrës së bashku me dy lojtarë të tjerë Lindsay Rose dhe Mattias Johansson.

Ndërsa Celhaka u pezullua pasi që nuk pranoi që të luante me të rinjtë e klubit të Legia-s.

Derisa në atë humbje 4:1, golin e vetëm për Legia-n arriti ta shënojë sulmuesi kuqezi, Ernest Muçi.

Interesant është fakti, se pavarësisht rezultateve shumë të dobëta në ligën vendase, Legia aktualisht kryeson Grupin C në Ligën e Evropës, duke lënë prapa skuadra të mëdha si Napoli e Leicester.

Kujtojmë që Michniewicz është trajner i Legia-s që nga 21 shtatori i vitit të kaluar, i cili në 55 takime të në krye të kampionit të Polonisë, ka arritur 31 fitore, kundrejt nëntë humbjeve dhe pesë barazimeve në të gjitha garat.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Mbi 1 mijë e 500 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë në Kosovë

Policia e Kosovës ka shqiptuar një mijë e 516 gjoba trafiku në 24 orët e fundit. Ndërkaq, janë regjistruar edhe numri i përgjithshëm i aksidenteve...

Sindikata e Arsimit paralajmëron protestë më 1 maj

Sindikata e Arsimit ka paralajmëruar se nëse qeveria nuk shqyrton kërkesat dhe shqetësimet e paraqitura nga kjo sindikatë, do ndërmerren veprime sindikale. Drejtues të kësaj...

Lajmet e Fundit