3.8 C
Prizren
E mërkurë, 4 Mars, 2026

Shkëlqim Millaku: Mbrojtja e Kosovës është punë vetëm për një president të fortë siç është Ramush Haradinaj

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Shkelqim Millaku, në fjalimin e tij gjatë fushatës zgjedhore në Klinë, tha se mbrojtja e Kosovës është punë vetëm për një president të fortë siç është Ramush Haradinaj, njofton Gazeta Inzoom.

Millaku ka thënë se AAK ka në listën e saj zgjedhore ekspertë të fushave të ndryshme, që mbulojnë programin e kësaj partie.

“AAK, me strukturën dhe liderin e saj, Ramush Haradinaj, kanë hartuar listën për kandidatë për deputetë të Kuvendit të Kosovës, e cila listë ka ekspertë që mbulojnë të gjitha fushat të programit tonë”, tha Millaku.

Ai ka theksuar se AAK ka program për zhvillim ekonomik, program për ruajtjen e sovranitetit shtetëror.

“AAK ka program për zhvillim ekonomik, program për ruajtjen e sovranitetit shtetëror, program për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin e ushtrisë tonë në NATO. Program premtues për shëndetësi dhe arsim cilësor. Mbrojtja e Kosovës është punë vetëm për një president të fortë siç është Ramush Haradinaj”, u shpreh Millaku.

Shkëlqim Millaku është profesor universitar dhe kandidat i AAK-së për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Më Shumë

Liria e pandalshme nën drejtimin e Ismet Munishit

Liria e Prizrenit po kalon një moment të artë në Ligën e Parë të Kosovës, duke regjistruar tri fitore radhazi nën drejtimin e trajnerit...

P.C Prizreni shkatërron Kerasanin

Proton Cable Prizreni ka regjistruar një fitore të thellë ndaj Kerasanit me rezultat 81:52, në kuadër të javës së 14-të të Ligës së Parë...

Lajmet e Fundit