9.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Shkencëtari gjerman: Unë kam prova, virusi është bërë në një laborator

Shkencëtari gjerman Roland Wiesendanger pretendon se ka prova që koronavirusi nuk kaloi nga kafshët tek njerëzit, por që ai filloi në një laborator.

Numri dhe cilësia e provave sugjerojnë një aksident laboratorik në institutin virologjik në qytetin Wuhan në Kinë, sipas teorisë së një studimi të kryer nga nanoshkencëtari Prof Dr. Roland Wiesendanger .

Studimi është bazuar në një “qasje interdisiplinare shkencore, si dhe hulumtimit të gjerë duke përdorur një shumëllojshmëri të gjerë të burimeve të informacionit,” tha një deklaratë për shtyp nga në Universitetin e Hamburgut të enjten .

“Informacioni rreth virusit dhe botimet e shumta në revistat profesionale dhe në mediat sociale tregojnë se kurora ishte një aksident në laborator. Kurora erdhi nga laboratori në Wuhan,” pretendon Wiesendanger.

Sipas tij, virusi “ngjitet” shumë mirë në receptorët e qelizave njerëzore dhe arrin të depërtojë në to, gjë që nuk ishte tipike për llojet e hershme të viruseve korona dhe tregon një origjinë të panatyrshme.

Ai gjithashtu theksoi që lakuriqët e natës nuk ofrohen në tregun në qendër të Wuham, i cili u quajt epiqendra e infeksionit.

Wiesendanger pret që do të ketë studime dhe kërkime të mëtejshme mbi origjinën e koronavirusit në javët dhe muajt e ardhshëm, dhe ai shpreson për prova që do të mbështesin tezën e tij.

Më Shumë

Biblioteka e Prizrenit shënon Ditën Ndërkombëtare të Librit

Biblioteka e Prizrenit shënoi Ditën Ndërkombëtare të Librit . Drejtoresha e Bibliotekës, Sahadete Sadikaj-Kukaj, theksoi se angazhimet e institucionit janë të ofrojë librin sa më afër...

Mourinho mund të jetë zëvendësues i Kloppit në Liverpool

Të zëvendësosh Jurgen Kloppin nuk është aspak e lehtë, trashëgimia që tekniku gjerman ka lënë në Liverpool është shumë e madhe, por tifozët e...

Lajmet e Fundit