8.5 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026

Shkolla e mesme teknike në Prizren plotësohet me Qendrën për Karrierë

Në Shkollën e mesme të lartë teknike “11 marsi” në Prizren, të premten, është inauguruar Qendra për Karrierë. Sipas aktorëve përgjegjës, kjo qendër do të ndihmojë rreth 1.500 nxënës të kësaj shkolle për të zhvilluar një karrierë të suksesshme arsimore, profesionale dhe jetësore, si dhe ndërlidhjen më të mirë me tregun e punës.

Në këtë ceremoni është thënë se orientimi për karrierë domosdo duhet të përfshihet në sistemin e arsimit dhe të aftësimit profesional, ashtu që secili nxënës duke filluar nga klasa e IX-të e deri në përfundim të ciklit të mesëm të arsimit të lartë të gjejë zgjidhjen më optimale për karrierë në të ardhmen, shkruan sot Koha Ditore.

Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Eshref Memaj, ka vlerësuar kontributin e të gjithë atyre që janë angazhuar në krijimin e Qendrës për Karrierë në ShMLT “11 marsi”, që sipas tij do të ketë ndikim direkt në ngritjen profesionale të gjeneratave që dalin nga kjo shkollë.

Më Shumë

Shënohet përvjetori i Masakrës së Dragaqinës në Suharekë

Sot shënohet përvjetori i masakrës së Dragaqinës, një ngjarje tragjike që ndodhi gjatë Luftës në Kosovë. Forcat serbe ekzekutuan 11 burra të fshatit Dragaqinë të...

Aksioni i pastrimit ka vazhduar në Shkozë me fokus ndërgjegjësimin qytetar

Aksioni për pastrimin e ambientit “Për Malishevën e pastër” ka vazhduar edhe sot në Komunën e Malishevës, me synimin jo vetëm për largimin e...

Lajmet e Fundit